Aktivitete | CDI
Home » Aktivitete

Fushat e Programeve

Puna e CDI është e organizuar në katër fusha programesh. Çdo program fokusohet në një numër tematikash thelbesore, ku zbatohen inisiativa afatgjata dhe projekte. Inisiativat afatgjata mundësojnë platforma për diskutime mbi tema që kërkojnë debat të vazhdueshëm, ndërsa projektet (të cilat kanë një hark kohor të përcaktuar dhe synojnë të nxjerrin produkte të përcaktuara) ndryshojnë gjatë kohës për të reflektuar zhvillimet e vendit.

Për detaje mbi secilën fushë programi, klikoni në linket e mëposhtme:

Politika Publike

CDI sistematikisht zhvillon analiza të kontekstit ekonomik dhe politik në Shqipëri. Gjithashtu, CDI ka realizuar shumë vlerësime në kuadër të menaxhimit publik të institucioneve shtetërore, agjensive ose sipërmarrjeve Publike, të cilat fokusohen tek problemet dhe strategjitë zhvillimore të administratës shtetërore, qëndrore apo lokale, kostot, menaxhimin dhe veprimtarinë e tyre. Pika e përbashkët e këtyre aktiviteteve është pritshmëria dhe planifikimi i impaktit sistemik. Falë bashkëpunimit me fondacione të ndryshme politikë dhe struktura të qeverisë, ne përkushtohemi të aplikojmë teorinë në praktikë.

Zhvillimi Rajonal

Që prej themelimit të saj, CDI është angazhuar në aktivitete që synojnë të kuptojnë më mirë kontekstin që mbështet dhe fuqizon zhvillimi rajonali dhe ul pabarazinë socio-ekonomike midis zonave të ndryshme. Në këtë fushë, ne jemi fokusuar në sektorët e punësimit dhe aktivitetet ekonomike që gjenerojnë mirëqënie në bashkitë e vendit. CDI ka qenë shumë aktive në procesin e adoptimit të Reformës Administrative dhe Territoriale të vitit 2015, si dhe në promovimin dhe zbatimin e koncepteve të reja të “zonës funksionale” dhe “metabolizmit” përsa i përket strategjisë së zhvillimit social-ekonomik të bashkive të reja. Në nivelin rajonal të Ballkanit Perëndimor, ne përqëndrohemi në rolin që kanë investimet në infrastrukturën ndër-lidhëse në zhvillimin vendor dhe rritjen ekonomike të rajoneve të ndërlidhura. CDI ndjek dhe monitoron në mënyrë aktive ndikimin e projekteve ndërlidhëse të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kohezion Social

Prosperiteti dhe stabiliteti në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor mund të arrihet vetëm përmes një fokusi të përbashkët mbi çështjet ekonomike dhe sociale brenda kornizës së një politike të re afrimi e bazuar në kohezionin social. Në Shqipëri nevojitet implemetimi i një modeli të ri social dhe ekonomik. Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim beson se ky model social duhet të promovojë taksimin progresiv dhe programet e mbrojtjes sociale të dizenjuara për të zvogëluar të ardhurat dhe diferencat pasurore. Transparenca fiskale dhe qeverisja e hapur janë hapat parë që duhet të ndërmerren për ndërtimin e institucioneve që mundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. Për më tepër, reforma e sistemit arsimor është një kusht i domosdoshëm për rritjen e produktivitetit dhe zhvendosjes drejt një ekonomie të bazuar mbi vlerën e shtuar. Një proces i duhur i reformës në arsim duhet të paraqesi një sistem të integruar arsimor konform modeleve të Europës Perëndimore.
Projektet dhe iniciativat e realizuara në këtë fushë kanë për qëllim të zhvillojnë rekomandime politike për arritjen e një ndryshimi pozitiv, social dhe ekonomik.

Integrimi Evropian

CDI merr pjesë në mënyrë të vazhdueshme në aktivitete të procesit të integrimit në BE në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Fokusi ynë eshtë fusha e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndër-rajonal, si dhe çështje të tjera të integrimit si p.sh kriteret e konvergjencës social-ekonomike, qeverisja ekonomike, FDI (Investimet e Huaja Direkte) dhe kohezioni social. CDI zotëron ekspertizë të kualifikuar në manaxhimin e programeve dhe projekteve IPA. Gjithashtu, CDI bashkëpunon me një rrjet të gjërë partnerësh në vend, në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe në BE.