“Bashkimi Europian, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor: Kthimi i procesit të zgjerimit në një proces më të besueshëm” | CDI
Home » “Bashkimi Europian, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor: Kthimi i procesit të zgjerimit në një proces më të besueshëm”

7 Nëntor 2018

Tryezë e rrumbullakët e organizuar në kuadër të Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian

Anëtarësimi në Bashkimin Europian për disa vende të rajonit mund të duket në horizont, por duket vështirësisht të arrihet, të paktën në vitet që vijnë. Axhenda e reformës së BE-së dhe zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian, negociatat për kuadrin financiar shumëvjeçar, Brexit dhe çështje të tjera të brendshme dhe të jashtme do të vazhdojnë të jenë në vëmendje dhe të mobilizojnë energjinë e shteteve anëtare dhe institucioneve të BE në të ardhmen e afërt. Këto prioritete konkurruese nuk do ta bëjnë zgjerimin një proces më të lehtë dhe më të parashikueshëm; përkundrazi, ato do ta bëjnë atë më të varur nga politika e BE-së. Si të mbajmë zgjerimin në axhendën e BE-së, jo vetëm në Bruksel, por edhe në kryeqytetet e BE-së? Si duhet të përgatiten më mirë Shtetet Anëtare të BE-së për zgjerimin? Cilët janë faktorët më të gjerë gjeopolitikë që do të kenë ndikim në politikën e zgjerimit të BE-së?

Kjo tryezë e rrumbullakët, e cila do të zhvillohet në kuadër të Presidencës Austriake të Këshillit të BE, do t’i adresojë këto pyetje dhe shumë të tjera. Do të hapë një diskutim dinamik midis ekspertëve kryesorë nga BE-ja dhe Ballkanit Perëndimor nga njëra anë dhe nga studentët, studiuesit dhe qytetarët e Shqipërisë në anën tjetër. Aktiviteti është pjesë e iniciativës “Forumi i Refleksionit i Ballkanit Perëndimor”, një projekt i nisur në vitin 2015 nga një rrjet think-tankesh evropianë në mbështetje të Procesit të Berlinit.

Tryeza do të mbahet në Tiranë, më 7 Nëntor 16.00-18.00 në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.

Programi draft mund të konsultohet këtu. Për më shumë informacion kontaktoni në info@cdinstitute.eu.