Demokracia në progres: Progres Raporti “Hije” mbi kriteret politike të Kopenhagenit në vendet kandidate të BE-së në Ballkanin Perëndimor | CDI
Home » Demokracia në progres: Progres Raporti “Hije” mbi kriteret politike të Kopenhagenit në vendet kandidate të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Donatori Partner: European Fund for the Balkans

Periudha: Janar – Dhjetor 2017

Projekti ka për qëllim të hartojë një raport “hije” mbi kriteret politike të Kopenhagenit në vendet kandidate të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ky publikim synon të jetë një progres raport alternativ, i hartuar nga shoqëria civile që trajton çështjet që aktualisht janë neglizhuar në progres raportin e Komisionit Evropian. Përveç publikimit, partnerët do të organizojnë 4 tryeza të rrumbullakëta  – në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni – dhe një seri intervistash dhe konsultimesh me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga të katër shtetet kandidate të BE-së.

Objektivi i parë specifik i këtij projekti është që të vendosë në fokus aktorët e rëndësishëm politikë dhe publikun e gjerë në lidhje me kriteret themelorë politikë të Kopenhagenit dhe nivelin e plotësimit të tyre nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Objektivi i dytë specifik është që të ofrojë një analizë dhe të dhëna mbi përmbushjen e kritereve politike të Kopenhagenit nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që mund të përdoren në hulumtime të ardhshme dhe në hartimin e raporteve të BE-së.

Projekti udhëhiqet nga Centre for Contemporary Politics (Serbi) dhe mbështetet nga Fondi Evropian për Ballkanin nëpërmjet Think and Link Regional Policy Programme 2017. Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim do të jetë përgjegjës për pjesën përkatëse të Raportit dhe organizimin e aktiviteteve në Shqipëri.