Diaspora shkencore shqiptare: Lehtësimi i ndërlidhjes me aktorët vendas | CDI
Home » Diaspora shkencore shqiptare: Lehtësimi i ndërlidhjes me aktorët vendas

dd2012af-1796-4719-9612-5931a6ac70bd

Zyra Kombëtare e Koordinimit e programit PERFORM organizoi një workshop mbi “Lehtësimin e ndërlidhjes mes Diasporës Shkencore dhe Sistemit Kombëtare Shqiptare të Shkencave – faktorët kryesorë për një mjedisitë përshtatshëm”. Dy studiues kerkues të njohur nga Zvicra, Dr. Gabriela Tejada nga Ecole Polytechnique Federale de Lausanne (EPFL) dhe Dr. Bashkim Iseni, Drejtor Ekzekutiv i Albinfo.ch, panelistet kryesore të seminarit, u bashkuan me përfaqësues të programit RISI Albania, me stafin e Zyres Kombëtare të Koordinimit të programit PERFORM, të dyja financuar nga SDC dhe zbatuar nga Helvetas, me perfaqesues te institucioneve shqiptare dhe hulumtues të angazhuar në projekte të fokusuar në diasporën shkencore.

Dr. Tejada fokusoi prezantimin e saj në faktorët kryesorë që kontribuojnë në një ambient tërheqës dhe të përshtatshëm në lidhje me bashkëpunimet mes diasporës shkencore dhe komunitetit në vendlindje: rezultatet nga hulumtimi dhe përvoja në vende të ndryshme. Ndërsa, Dr. Iseni njohu të pranishmit me përvojën e drejtimit të portalit albinfo.ch. Cilët janë faktorët që lehtësojnë bashkëpunimin mes diasporës dhe komunitetit në vendlindje, dhe si mund të përfitojnë të dyja palët reciprokisht?

Gjatë workshop-it u theksua se vendet e origjinës duhet të përdorin kompetencat e diasporës së tyre dhe duhet te promovojnë ndërlidhjen si një mjet kryesor për t’i vënë në përdorim. Identifikimi dhe profilizimi i diasporës është hapi i parë i rëndësishëm në hartimin e qasjeve që angazhojnë suksesshëm këto komunitete.