Dokumentat e politikave publike në një Librari dixhitale tek “ShtetiWeb” | CDI
Home » Dokumentat e politikave publike në një Librari dixhitale tek “ShtetiWeb”

Në 19.01.2014 në Tiranë u prezantua Libraria Dixhitale e Politikave Publike e krijuar nga CDI dhe e vendosur tek portali Shtetiweb.org. Qëllimi i kësaj librarie dixhitale është rritja e transparencës së aksionit publik të autoriteteve shqiptare, dhe përforcimi i bashkëpunimit midis qeverisë dhe shoqërise civile.

Folësit në seminar përfshinë Holger Tausch, shef i Bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës, Yngve Engstrom, Shef i Bashkepunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Oriana Arapi, drejtore e Njësisë së Planifikimit Strategjik pranë Këshillit te Ministrave, Prof. Adrian Civici, President i Universitetit Evropian te Tiranës, dhe Ardian Hackaj, Drejtor i portalit Shtetiweb.

Në librarinë dixhitale jane dhe ruhen në një vend strategjitë kombëtare, dokumente të politikave publike, baza ligjore përkatëse, strategjitë sektoriale, studimet, vlerësimet, reformat e shtetit në Shqipëri. Gjetja, dixhitalizimi, klasifikimi dhe ndërlidhja tematike e këtyre dokumenteve do të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës institucionale të shtetit Shqiptar.

Vlerë e shtuar e kësaj librarie për hartuesit e saj të CDI-së do të jetë kontributi, që studiuesit, akademikët dhe studentët do të japin duke i analizuar dokumentat dhe duke sjellë konkluzione, të cilat kontribuojnë për të përmirësuar dhe bërë më efektive hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave nga politikëbërësit e sotshëm.
Kjo inisiativë u mbështet nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran.

Axhenda

PRESENTATION OF A POWERFUL TOOL AT THE JUNCTION OF GOVERNMENT & CIVIL SOCIETY– Ardian Hackaj

Information Session on IPAII– Yngve Engstrom

Shënimet e fjalimit – Head of Swiss Cooperation Albania, Holger Tausch