Dritare mbi Evropën | CDI
Home » Dritare mbi Evropën

Donator: CDI, SCAN TV

CDI dhe SCAN TV filluan në Mars 2013 emisionin televiziv bi-javor “Dritare mbi Evropën” në bashkëpunim me Z. Enio Civici, menaxheri i emisionit të përditshëm “Argument+”. Qëllimi është të mundësojë një pamje analitike të zhvillimeve në Europë që ndikojnë në Shqipëri, t’i shpjegojë dhe t’i komentojë ato me një kuptueshmëri maksimale për spektatorët e interesuar.

Emisioni transmetohet çdo të merkurë të dytë të muajit, në orën 19:10, zgjat 45 minuta, është në formën e pyetje-përgjigjeve dhe është ndërtuar në katër shtylla. Fillimisht përmenden dhe komentohen ngjarjet kryesore që ndikojnë BE-në dhe Eurozonën, më pas analizohet situata e një anëtari të zgjedhur të BE-së; emisioni vazhdon ilustrimin e një koncepti ekonomik me raste studimore; dhe përfundon me një shumëllojshmëri faktesh që mund të jenë interesante për shikuesit.

Më poshtë gjeni videot e emisionit

22 Mars 2013




29 Maj 2013