“EIRENE- Edukimi Ndërkulturor Europian drejt një Epoke të Re Kuptimi” | CDI
Home » “EIRENE- Edukimi Ndërkulturor Europian drejt një Epoke të Re Kuptimi”

IMG-20151208-WA00031-960x225

Nga 5 deri në 13 Dhjetor, në Palermo, Itali, u zhvillua Kursi i Trajnimit “EIRENE- Edukimi Ndërkulturor Europian drejt një Epoke të Re Kuptimi”. Ky trajnim i adresohej punonjësve të rinj, liderave të rinj, këshilltarëve të rinj dhe menaxherëve të projekteve që punojnë në fushën e të rinjve. Ky projekt i financuar nga Erasmus+, mblodhi pjesëmarrës nga 17 shtete të ndryshme (Italia, Bullgaria, Greqia, Republika Ceke, Hollanda, Portugalia, Spanja, Rumania, Republika Sllovake, Maqedonia, Turqia, UK, Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia). CDI ishte nje partner e këtij projekti dhe solli eksperiencën e tij më të mirë në fushën e kërkimit të projekteve të BE që fokusohen në kohezionin social dhe së fundmi në bashkëpunimin rinor Brenda Procesit të Berlinit.

Të gjithë pjesëmarrësit morën pjesë në mënyrë aktive në aktivitetet edukative jo formale të mëposhtme:

– Shkëmbim i opinioneve ndërkulturore kreative, këndvështrime dhe eksperienca rreth sfondeve kulturore, aspekte të kohezionit social si paqja dhe dialogu ndërkulturor të shprehura përmes edukimit jo formal;
– Seanca praktike dhe teorike të qasjes së Jo- Dhunës; dizenjimi dhe krijimi i një “Log-book”:
– Workshope interaktive për krijimin e paqes, negocimit dhe komunikimit

Klikoni këtu për më shumë informacione rreth projektit.