Prezantimi i projektit “Monitorimi dhe Mbështetja e reformave të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE” (ALBE) | CDI
Home » Prezantimi i projektit “Monitorimi dhe Mbështetja e reformave të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE” (ALBE)

5 Mars 2019

Prezantimi i projektit “Monitorimi dhe Mbështetja e reformave të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE” (ALBE)

“I bëj thirrje shoqëri së civile shqiptare të krijojë një rrjet të organizatave për të monitoruar përparimin drejt hapjes së negociatave” deklaroi Ambasadori i EU, Luigi Soreca, gjatë takimit prezantues të ALBE, një nismë e organizatave shqiptare e mbështetur nga Mbretëria e Hollandës me qëllim rritjen e monitorimit dhe komunikimit të reformave të ndërmarra. “Negociatat e pranimit do të krijojnë kushtet për më tepër monitorim dhe kontroll”, deklaroi Zëvendës ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Sokol Dedja.

Takimi vijoi me prezantimin e parë të përbashkët nga organizata të shoqërisë civile të rezultateve të monitorimit të prioriteteve kyçe. Komiteti Shqiptar I Helsinkit, Instituti I Studimeve Politike, Instituti Shqiptar I Shkencës, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes nën vizuan nën një metodologji të përbashkët, gjetjet e tyre kryesore në Reformën në Drejtësi, Reformën Zgjedhore, Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile mirëpriten iniciativën dhe kontribuan me monitorimin dhe gjetjet e tyre inovatore.

Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës, Guusje Korthals Altes, theksoi se: “Integriminë BE nuk është vetëm një proces politik apo administrativ. Ai shkon në çdo cep të shoqërisë, në çdo derë dhe në çdo person. Pra, kërkohet nga të gjithë aktorët shqiptarë të kontribuojnë në arritjen e këtij qëllimi. Takimi I ditës së sotme po ofron një platformë bashkëpunimi të cilën të gjitha palët e interesit mund ta bashkëndërtojnë.”

Platforma ALBE drejtohet nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me qëllim mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile për progresin e Shqipërisë drejt BE.Në kuadër të kësaj platforme do të raportohet rregullisht për komponentët e lidhur me zgjerimin si edhe me angazhimet në kuadër të procesit të Berlinit.

Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës, Guusje Korthals Altes, theksoi se: “Integriminë BE nuk është vetëm një proces politik apo administrativ. Ai shkon në çdo cep të shoqërisë, në çdo derë dhe në çdo person. Pra, kërkohet nga të gjithë aktorët shqiptarë të kontribuojnë në arritjen e këtij qëllimi. Takimi I ditës së sotme po ofron një platformë bashkëpunimi të cilën të gjitha palët e interesit mund ta bashkëndërtojnë.”

Platforma ALBE drejtohet nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me qëllim mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile për progresin e Shqipërisë drejt BE.

Agjenda e takimit mund të gjendet këtu. Prezantimet mund të konsultohen këtu. Për më shumë informacion rreth iniciativës ALBE ju mund të lexoni këtu.