Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ambasadës Holandeze, në kuadër të projektit për Garantimin e Integritetit | CDI
Home » Uncategorized » Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ambasadës Holandeze, në kuadër të projektit për Garantimin e Integritetit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ambasadorja e Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Hollandës) në Shqipëri, Guusje Korthals Altes, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, i cili i hap rrugë realizimit të projektit pilot: “Pajtueshmëria e Integritetit: Vendosja e shembullit me standarde të avancuara”. Kjo iniciativë inovatore ka si synim promovimin e integritetit dhe zbatimit të praktikave më të mira ndërkombëtare të mirëqeverisjes në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës. Iniciativa mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Hollandës) në Shqipëri dhe implementohet nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Qëllimi kryesor është të ofrojë një pasqyrë të gjendjes aktuale në zbatimin e politikave kombëtare dhe procedurave respektive të llogaridhënies dhe garantimit të integritet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe të përafrojë ndërhyrjet e sugjeruara me shembujt më të mirë kombëtarë apo ndërkombëtare. Në cilësinë e zbatuesit, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e MIE do të zbatojë dhe koordinojë hap pas hapi të gjitha aktivitetet e parashikuara në kuadër të këtij bashkëpunimi, me qëllim ofrimin e një praktikë e mirë, e cila është e qëndrueshme dhe e zbatueshme në Shqipëri, dhe si e tillë mund të adoptohet dhe të zbatohet në çdo organ tjetër të qeverisjes dhe administratës publike në vazhdimësi.