Forum Reflektimi: “Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian: Perspektivat e një rajoni në Evropë?” | CDI
Home » Forum Reflektimi: “Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian: Perspektivat e një rajoni në Evropë?”

Trieste, 26-27.06.2017

Më 26-27 Qershor 2017, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim mori pjesë në edicionin e dytë të Forumit të Reflektimit, mbajtur në Trieste, duke i paraprirë Samitit të Triestes mbi Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet në datën 12 Korrik 2017. Ky forum reflektimi u organizua nga Istituto Affari Internazionali (IAI), Centre International de Formation Européenne (CIFE) dhe Austro-French Centre for Rapprochement in Europe (CFA/ÖFZ).
Forumi u përshëndet nga Znj. Debora Serracchiani, Presidente e RajonitAutonom të Fruili – Venecia -Xhulia; i Dërguari Special i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë për Samitin e Triestes Z. Michele Giacomelli; Z. Peter Grk nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë; Znj. Margot Klestil-Löffler, Central European Initiative (CEI); Tanja Fajon, Anëtare e Parlamentit Evropian etj.

Temat më të rëndësishme që u diskutuan në këtë forum prekën çështje të ndryshme si p.sh:

• Tensionet rajonale dhe konfliktet dypalëshe në Ballkanin Perëndimor: si u shndërruan tensionet rajonale në një problem evropian?
• Siguria e brendshme dhe rajonale: duke shkuar përtej bashkëpunimit të sigurisë represive?
• Investimi në infrastrukturë dhe dije: shkëptuja nga kurthi i ekonomisë gjinore?
• Ripërshtatja e modelit evropian në stilin e Ballkanit Perëndimor
Pjesëmarrësit në këtë fórum pohuan rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet e këtij forumi ishin:

i. Modeli i procesit të zgjerimit të BE-së për BP6 nuk ka dhënë rezultatin e premtuar dhe duhet rishikuar;
ii. Pabarazia është thelluar në mënyrë drastike dhe rritja ekonomike nën 3% nuk mund të garantojë mirëqenie;
iii. Migrimi, veҫanërisht midis të rinjve, duhet të kontrollohet dhe të parandalohet duke ndërmarrë masa afatgjata;
iv. Kapitali duhet të investohet në arsim, kërkim dhe zhvillim, paralelisht me projektet e infrastrukturës dhe konektivitetit;
v. Është e nevojshme vendosja e një komunikimi formal me nivelet e mesme politike, Parlamentin Evropian dhe median.

Ky event mblodhi së bashku anëtarë dhe përfaqësues të organizatave Think Tank nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa, akademikë, media, zyrtarë të rangut të lartë dhe diplomatë.