Forumi ​i Liderave të Rinj | CDI
Home » Forumi ​i Liderave të Rinj

rudina_2_623381

02.12.2016

Nga data 20 deri 22 Nëntor, në Novi Sad, Serbi, u zhvillua Forumi ​i Liderave të Rinj (Regional Youth Leadership​ Forum)​ i organizuar nga zyra në Novi Sad e European Movement in Serbia, European Fund for the Balkans dhe Belgrade Fund for Political Excellence. Ky forum i drejtohej profesionistëve dhe liderave të rinj midis moshës 19 dhe 30 vjec, të cilët dialog​uan​ duke shkëmbyer opinionet e tyre dhe dëgjua​n​​ të ftuar dhe moderatorë të njohur​ të fushave të ndryshme​. Cështje ​të ​aktual​itetit​ ndërkombëtar dhe rajonal ishin në fokus të këtij forumi, ​sidomos ​problematikat më të spikatura si: pasojat që fushata “Brexit” shfaq për të ardhmen e BE dhe federalizmi Evropian; rritja ​eksponenciale e politikave të djathta në Evropë.

Migena Bufi ​nga CDI ​mori pjesë në panelin e forumit: Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor: Sfidat për Lidershipin e Ardhshëm në Evropën e Re​.​ CDI prezantoi punën që ka bërë ​për tematikat e të rinjve, ​si ​p.sh ​studimin ​“Një vlerësim krahasues i organizatave rinore në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi” si dhe projekti​n​ aktual mbi ​promovimin e ​RYCO dhe aktivitete​ të tjera të këtij sektori. Në këtë panel u ​diskutan edhe cështje të tjera si: Kush do të jenë liderët tanë në të ardhmen e afërt? A k​a kapacitete lidershipi për të vazhduar procesin e ​”​Ever Closer Union​”​ pasi të bëhemi anëtarë? Midis të tjerash u diskutua ​edhe se ​si ​rajoni i Ballkanit ​mund të ​kontribuojë në BE.