Forumi i Shoqërisë Civile në Tiranë 26-28 Prill 2017 | CDI
Home » Forumi i Shoqërisë Civile në Tiranë 26-28 Prill 2017

Forumi i Shoqërisë Civile në Tiranë 26-28 Prill 2017

Partner mbështetës: European Fund for the Balkans

Periudha: Shkurt – Maj 2017

Forumi i Shoqërisë Civile (FShC) në Tiranë, pjesë e serive në Ballkanin Perëndimor, është një iniciativë e përbashkët e European Fund for the Balkans, ERSTE Stiftung, Friedrich Ebert Stiftung, Dialog Südosteuropa dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Ky forum kishte në fokus rëndësinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (BP6), si dhe diskutimin e  gjërë mbi katër ҫështjet kryesore:

  • Bashkëpunimi rinor në BP6
  • Sundimi i ligjit dhe anti-korrupsioni
  • Biznesi dhe potenciali i inovacionit në BP6: roli i Ndërmarrjeve të Vogla dhe Mesme (NVM-të)
  • Çështjet dypalëshe

Ndër të tjera u theksua prioriteti i BP6 për të forcuar sundimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit,  dhe rolin e NVM-ve përsa i përket promovimit të rritjes ekonomike dhe inkurajimit të sipërmarrësve të rinj në BP6.

Panelistët dhe folësit e këtij forumi përgatitën rekomandimet drejtuar Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive që do të mbahet më 12 korrik 2017 në Trieste, Itali.

Ky aktivitet  mblodhi së bashku më shumë se 100 pjesëmarrës, zyrtarë dhe diplomatë të rangut të lartë, anëtarë dhe përfaqësues nga think-tank, organizata të shoqërisë civile, institutet politikë, akademikë, hulumtues, media dhe organizatat bazë, si dhe nismat qytetare nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ky forum, i cili zhvilloi punimet në Tiranë nga data 26 deri më 28 prill 2017, u organizua nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me European Fund for the Balkans, Fondacionin ERSTE dhe Fondacionin Friedrich Ebert.

Mbi konkluzionet e FShC-së mund të konsultoheni këtu.

Axhenda e FShC-së mund të konsultohet këtu.

Për më tepër informacion mbi Forumin e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor mund të konsultoheni këtu.

Dokumentet mbi katër çështjet kryesore të FShC-së mund të konsultohen këtu.

Albumi i FShC-së, nga data 26 deri më 28 prill, si dhe regjistrimet e forumit mund të konsultohen këtu.