Integrimi Evropian | CDI
Home » Integrimi Evropian

Iniciativa
Publikime
Të reja
About ORI
Regional Integration Process in Western Balkans
Regional Cooperation Projects
(RCP) Database
Regional Cooperation Initiatives
(RCI) Database
ORI Library
Activities
Partners
Na kontaktoni
Insitituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Tel/Fax: +355 4 2203054
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Kompleksi "Green Park", Kulla 1,
Shk. 1/28,
Tiranë, Shqipëri
Email: info@cdinstitute.eu
Na ndiqni në:

Facebook

Twitter

CDI merr pjesë në mënyrë të vazhdueshme në aktivitete të procesit të integrimit në BE në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Fokusi ynë eshtë fusha e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndër-rajonal, si dhe çështje të tjera të integrimit si p.sh kriteret e konvergjencës social-ekonomike, qeverisja ekonomike, FDI (Investimet e Huaja Direkte) dhe kohezioni social. CDI zotëron ekspertizë të kualifikuar në manaxhimin e programeve dhe projekteve IPA. Gjithashtu, CDI bashkëpunon me një rrjet të gjërë partnerësh në vend, në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe në BE.

CDI është anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, e cila është struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin europian që ngrihet pranë Kuvendit.

Iniciativa
Forumi i Shoqërisë Civile në Tiranë 26-28 Prill 2017

Ky forum kishte në fokus rëndësinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (BP6), si dhe diskutimin e gjërë mbi katër ҫështjet kryesore:.
Lexo më shumë
Demokracia në progres: Progres Raporti “Hije” mbi kriteret politike të Kopenhagenit në vendet kandidate të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Projekti ka për qëllim të hartojë një raport “hije” mbi kriteret politike të Kopenhagenit në vendet kandidate të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Ky publikim synon të jetë një progres raport alternativ, i hartuar nga shoqëria civile që trajton çështjet që aktualisht janë neglizhuar në progres raportin e Komisionit Evropian... Lexo më shumë
Pjesëmarrja aktive e Shoqërisë Civile në Procesin e Berlinit- Përgatitja e Raportit Monitures të Procesit të Berlinit

Projekti synon të dokumentojë dhe monitorojë pjesëmarrjen e qeverisë shqiptare në Procesin e Berlinit. Raporti i Monitorimit do të kontribuojë për të mbështetur procedurat e përgatitjes së projekteve të Axhendës se Konektivitetit (më se shumti në projekte infrastrukturore në Energji dhe Transport).’... Lexo më shumë
Përforcimi i Lidhjes Rajonale Rinore

Në Ballkanin Perëndimor rinia konsiderohet shpesh si një gjeneratë qytetarësh e cila duhet të luaj rolin e agjentit të ndryshimit në rajon. Duke marrë në konsideratë aftësitë përkatëse, bashkëpunimi rinor rajonal është në qendër të vëmendjes së ‘Procesit të Berlinit’... Lexo më shumë
Monitorimi i Qeverisjes Ekonomike dhe Konektivitetit 2020

Ky projekt do synojë përkthimin e axhendës së konektivitetit nga niveli rajonal në nivel lokal, kuptimin dhe dokumentimin e benefiteve potenciale të axhendës së konektivitetit. Lexo më shumë
Observatori i Integrimit Rajonal

Ky projekt ka si qëllim ngritjen e një platforme për vrojtimin, mbledhjen e të dhënave empirike, analizën dhe promovimin e integrimit rajonal në kuadrin e bashkëpunimit ndërkufitar, trans-nacional dhe inter-rajonal të Shqipërisë. Lexo më shumë
Dritare mbi Evropën

Qëllimi është të mundësojë një pamje analitike të zhvillimeve në Europë që ndikojnë në Shqipëri, t’i shpjegojë dhe t’i komentojë ato me një kuptueshmëri maksimale për spektatorët e interesuar.
Lexo më shumë
Seminar i nivelit të lartë mbi zbatimin e projekteve të BE-së në Bryzh, Belgjikë

Zhvillimi dhe shpërnadja e menaxhimit të programit të BE dhe të mësuarit të të rriturve.
Lexo më shumë