Këshillimi i karrierës | CDI
Home » Këshillimi i karrierës

Donator: Fondacioni Friedrich Ebert

Viti: 2014-2015

Qëllimi i projektit është kryerja e një sondazhi me një kampion prej 800 ndërmarrjesh në të gjithë Shqipërinë, të regjistruara në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, për të identifikuar nevojat e tyre për kualifikime; kërkesën e tyre për të rinj që hyjnë në tregun e punës; përfshirjen e tyre në sistemin Kombëtar të Trajnimit Profesional; dhe parashikimet e tyre të biznesit. Ky kampion u kompletua nga një grup i dytë me 50 punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri (jo detyrimisht të regjistruar në SHKP) që punësojnë 30% të forcës së punës.

Ky sondazh u pasua nga një analizë statistikore e të dhënave, nga përgatitja e raportit dhe ndërtimi i një mesazhi të qartë për t’ju përcjellë të rinjve dhe familjeve të tyre mbi perspektivën afatshkurtër dhe afat-mesme të nevojave të tregut të punës.

Transmetimi u kompletua nga një fushatë kombëtare informative në qytetet më të mëdha (Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier, Pogradec dhe Elbasan) mbi sa më sipër, me pjesemarrjen e disa punëdhënësve, dhomave të tregtisë, universiteteve, shkollave profesionale, etj.