Kohezioni Social | CDI
Home » Kohezioni Social

Iniciativa
Publikime
Të reja
Na kontaktoni
Insitituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Tel/Fax: +355 4 2203054
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Kompleksi "Green Park", Kulla 1,
Shk. 1/28,
Tiranë, Shqipëri
Email: info@cdinstitute.eu
Na ndiqni në:

Facebook

Twitter

Prosperiteti dhe stabiliteti në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor mund të arrihet vetëm përmes një fokusi të përbashkët mbi çështjet ekonomike dhe sociale brenda kornizës së një politike të re afrimi e bazuar në kohezionin social. Në Shqipëri nevojitet implemetimi i një modeli të ri social dhe ekonomik. Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim beson se ky model social duhet të promovojë taksimin progresiv dhe programet e mbrojtjes sociale të dizenjuara për të zvogëluar të ardhurat dhe diferencat pasurore. Transparenca fiskale dhe qeverisja e hapur janë hapat parë që duhet të ndërmerren për ndërtimin e institucioneve që mundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. Për më tepër, reforma e sistemit arsimor është një kusht i domosdoshëm për rritjen e produktivitetit dhe zhvendosjes drejt një ekonomie të bazuar mbi vlerën e shtuar. Një proces i duhur i reformës në arsim duhet të paraqesi një sistem të integruar arsimor konform modeleve të Europës Perëndimore.
Projektet dhe iniciativat e realizuara në këtë fushë kanë për qëllim të zhvillojnë rekomandime politike për arritjen e një ndryshimi pozitiv, social dhe ekonomik.

Iniciativa
Monitorimi i migrimit në Gjermani 2014-2016 dhe konteksti i re-integrimit të të kthyerve

Ky projekt ka për qëllim të mundësojë një panoramikë të përgjithshme mbi fenomenin e migrimit të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani gjatë 2014-2016, si dhe statusin dhe politikat përkatëse të ndërmarra deri tani në Shqipëri.
Lexo më shumë
Platforma e Bashkëpunimit Rinor në Ballkanin Perëndimor (PBRB)

Ky projekt, pjesë e Serive të Procesit të Berlinit, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin rajonal rinor përmes ndërtimit të një platforme bashkëpunimi midis të rinjve dhe organizatave rinore në Shqipëri dhe Serbi.
Lexo më shumë
Menaxhimi i flukseve migratore në Shqipëri: Analizë dhe strategji për zgjidhje

Objektivi i kësaj iniciative është kryerja e një studimi në lidhje me flukset migratore më të rëndësishme që prekin paqen sociale dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri Lexo më shumë
Përforcimi i Lidhjes Rajonale Rinore

Në Ballkanin Perëndimor rinia konsiderohet shpesh si një gjeneratë qytetarësh e cila duhet të luaj rolin e agjentit të ndryshimit në rajon. Duke marrë në konsideratë aftësitë përkatëse, bashkëpunimi rinor rajonal është në qendër të vëmendjes së ‘Procesit të Berlinit’... Lexo më shumë
Të rinjtë shqiptarë njohin Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor

Ky projekt ka për qëllim kryesor informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve shqiptarë mbi Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Në kuadër të projektit do të kryhet:
1. Studim mbi kontekstin historik, procesin e themelimit, qëllimet dhe strukturën e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor: a) identifikim dhe mbledhje të dhënash cilësore dhe sasiore, si marrëveshje, deklarata, raporte zyrtare, etj. mbi themelimin e RYCO-s;
Lexo më shumë
Edukimi Evropian ndërkulturor drejt një epoke të re kuptimi

Projekti synon të mbështesë drejtuesit, këshilltarët dhe manaxherët e rinj që punojnë me kompetencat dhe përfshirjen e të rinjve, duke eksploruar marrëdhëniet ndërkulturore dhe perspektiva të reja sociale dhe politike; Lexo më shumë
Këshillimi i karrierës

Qëllimi i projektit është kryerja e një sondazhi me një kampion prej 800 ndërmarrjesh në të gjithë Shqipërinë, të regjistruara në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, për të identifikuar nevojat e tyre për kualifikime; kërkesën e tyre për të rinj që hyjnë në tregun e punës; ...Lexo më shumë
Propozim për ngritjen e një rrjeti qendrash ndërkufitare mbi riprodhimin e asistuar dhe mjekesinë rigjeneruese në basenin e Adriatikut (FUTURE MEDICINE)

Projekti synon të ngrejë qendra ekselence mbi studimin dhe trajtimin e infertilitetit të cifteve dhe qendra të nivelit të parë të qelizave staminale të personave të rritur. Lexo më shumë
Përforcimi i identitetit të minoriteteve çon në barazi (SIMPLE)

Projekti synon të sigurojë kohezion social midis vendeve të shtrira në detin Adriatik nëpërmjet përforcimit të vlerave të ndryshme kulturore, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe atraktivitetit të rajoneve të Adriatikut.Lexo më shumë
Ndërtimi i një modeli ekonomik mbi ofrimin e shërbimeve sociale

Ky projekt synon të ofrojë një platformë të modelizuar për të rritur aftësitë për vetë-zhvillim dhe/ose njohuritë e angazhimit qytetar me fokus gratë, dhe në veçanti nën-grupin e grave nga komuniteti egjiptian. Lexo më shumë
Kurs Trajnimi për Pjesëmarrjen Interaktive Rinore.
Qendër Konsultimi për individët në nevojë

Projekti synon:
• Të ofrojë shërbime sociale në familje për grup mosha të ndryshme, por sidomos për moshën e tretë;
• Të ofrojë asistencë punësimi për të papunët e shumtë të kësaj zone;
Lexo më shumë