Konektiviteti në Ballkanin Perëndimor: Procesi i Berlinit pas Samitit të 2019 në Poznan – Rëndësia e lidhjes së mirë | CDI
Home » Konektiviteti në Ballkanin Perëndimor: Procesi i Berlinit pas Samitit të 2019 në Poznan – Rëndësia e lidhjes së mirë

27 Nëntor 2018

Më 19 nëntor 2018, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me Institutin Austriak për Çështje Ndërkombëtare (OIIP) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë organizuan në Vjenë takimin ‘Lidhja e Ballkanit Perëndimor: Procesi i Berlinit pas Samitit të Poznanit 2019 – Rëndësia e lidhjes së mirë’. Aktiviteti u mbështet nga Agjencia Austriake për Zhvillim, Zyra e Tiranës. Qëllimi i këtij takimi ishte të prezantonte në Vjenë para e aktorëve të përzgjedhur nga akademia, hulumtuesit, zyrtarët e interesuar për lidhjen dhe zgjerimin, diplomatët, gazetarët e interesuar dhe studentët temën e Lidhjes dhe Zgjerimit para vitit “të trazuar” të 2019.

Diskutimi u hap nga Z. Vedran Dzihic nga OIIP i cili i prezantoi pjesëmarrësit me temat e debatit: Arritjet dhe sfidat e procesit të Berlinit; Progresi i projekteve të agjendës së konektivitetit; Mosmarrëveshjet dypalëshe dhe fryma e bashkëpunimit rajonal, si dhe vazhdimësia e zgjerimit të BE. Z. Ardian Hackaj nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim bëri një përshkrim të shkurtër të Procesit të Berlinit dhe prezantoi atë që Procesi i Berlinit pritej të arrinte dhe atë që është arritur deri më tani në kuadrin e bashkëpunimit rajonal dhe axhendës së konektivitetit që janë dy shtyllat e procesit. Ai i prezantoi pjesëmarrësit me temat kryesore të Samitit të ardhshëm të Poznanit në 2019 dhe shpjegoi se Procesi i Berlinit siguroi një mekanizëm të angazhimit të politikave dhe bashkëpunimit institucional midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Z. Thomas Muehlmann nga Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë tha se “procesi aktual i zgjerimit dhe kapitujt janë relevante për vendet si Serbia dhe Mali i Zi, por nuk janë të mjaftueshme për Shqipërinë dhe Malin e Zi të cilat ende nuk i kanë hapur negociatat. Bashkimi Evropian duhet të përdorë takime dhe diskutime gjithëpërfshirëse për t’i bërë ato jesë në çështjet e politikave të ndryshme. Në këtë drejtim, Austria promovon dhe zgjeron politikat që lidhen me sigurinë dhe migracionin si një mënyrë pragmatike për të përfshirë institucionalisht në këto vende”

Gjatë diskutimit u theksua se ndikimi i Procesit të Berlinit mund të vihet re në Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në gjashtë iniciativat e tij. Për më tepër, pjesëmarrësit diskutuan se si konektiviteti i përqëndruar në BE mund të kontribuojë në rritjen e ndikimit dhe dukshmërisë së veprimeve të BE në Ballkanin Perëndimor dhe si mund të lehtësojë transmetimin e normave, vlerave dhe standardeve të qeverisjes në institucionet e brishta ballkanike. Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen më shumë për programin e Tirana Connectivity Forum 2018 dhe diskutimet e mbajtura në kuadër të këtij Forumi. Ata e vlerësuan eventin si një forum të rëndësishëm për të diskutuar nevojat e konektivitetit dhe bashkëpunimit në rajon dhe për të eksploruar rrugën e inkurajimit dhe mbështetjes së mëtejshme në mënyrë që Ballkani Perëndimor të lidhet me BE.