Konferenca e lançimit të projektit “Promovimi i Lidhjes me Internet Broadband ne Bjeshkët e Nëmuna” | CDI
Home » Konferenca e lançimit të projektit “Promovimi i Lidhjes me Internet Broadband ne Bjeshkët e Nëmuna”

Kjo konferencë u mbajt në kuadër të projektit “Promovimi i Lidhjes me Internet Broadband ne Bjeshkët e Nemuna”, i financuar nga BE- IPA CBC Programi Shqiperi-Mali i Zi 2007-2013.

Konferenca u hap nga Znj Milena Harito, Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike së Republikës së Shqipërisë dhe u përshëndet nga Z.Vujica Lazović, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Shoqërisë së Informacionit në Qeverinë e Malit të Zi dhe Z. Yngve Engström, Shef i Operacioneve në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Ky projekt, i cili ka për qëllim prodhimin e një kuadri zhvillimi dhe përcaktimin e praktikave më të mira për manaxhimin e gapitdixhital dhe mbështetjen e zhvillimit social dhe ekonomik në zonën kufitare të Bjeshkëve të Nëmuna, do të promovojë dhe të përmirësojë kontributin e Broadband në zhvillimin social dhe ekonomik të zonave në sektorët më të përshtatshmet.

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim ( CDI ) është partner në këtë projekt së bashku me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike, Shoqatën Argjiro dhe Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit të Malit të Zi. CDI do të jetë përgjegjës ndër të tjera për identifikimin e burimeve të tjera potenciale të financimit të interesuar për të investuar në IBB në Bjeshkët e Nëmuna, për komponentin e edukimit dhe trajnimit mbi IBB të aktorëve lokalë, si dhe për Strategjinë e Informimit dhe Marrdhënieve Publike të projektit.

Për më shumë informacion mbi projektin na kontaktoni në : info@cdinstitute.eu