Konferenca e tretë e Tiranës mbi Procesin e Berlinit “Nga Trieste në Londër: Vlerësim mbi ecurinë dhe të ardhmen e Procesit te Berlinit” | CDI
Home » Konferenca e tretë e Tiranës mbi Procesin e Berlinit “Nga Trieste në Londër: Vlerësim mbi ecurinë dhe të ardhmen e Procesit te Berlinit”

15 Nëntor 2017

Edicioni i tretë i Konferencës së Tiranës mbi Procesin e Berlinit (KTPB) “Nga Trieste në Londër: Vlerësim mbi ecurinë dhe të ardhmen e Procesit te Berlinit”, u organizua më 9-10 nëntor në Tiranë nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, në partneritet me Fondacionin Konrad Adenauer, Fondacionin Friedrich Ebert dhe Fondacionin Hanns Seidel, si edhe në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët të Jashtme. Seritë e KTBP synojnë të japin informacion mbi Procesin e Berlinit, të promovojnë ndërlidhjen mes palëve të Procesit, si edhe të zhvillojnë një analizë analitike të tij. Në linjë me konferencat para-ardhëse, TCBP e tretë kontribuoi në rritjen e vizibilitetit dhe impaktit të Procesit të Berlinit, duke nënvizuar nevojën për indikatorë progresi dhe monitorim të tij.

KTPB u hap me fjalimin përshëndetës në emër të tre fondacioneve partnere gjermane nga Dr. Walter Gloss, Drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë, i pasuar nga fjalimi mirëseardhës i Z. Ardian Hackaj, Drejtorit i Kërkimit në CDI. Në fjalën e tij kryesore, Z. Etjen Xhafaj, Zv.Ministër i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e vuri theksin mbi pronësinë mbi Procesin e Berlinit, përkushtimin dhe burimet e vëna në dispozicion që në fillimet e procesit nga qeveria shqiptare, mbi rendësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërlidhjes.

Paneli i parë “Arritjet e Procesit të Berlinit: 2014-2017”, vuri në dukje rëndësinë e Procesit të Berlinit si një nismë e bashkëpunimit rajonal, që komplementon procesin e integrimit evropian, por që nuk e zëvendëson atë. Ambasadori Italian Sh.T. Alberto Cutillo u shpreh se Ballkani Perëndimor (BP6), performon më mirë në rrugën e integrimit falë këtij procesi. Për më tepër, panelistët e tjerë sollën në vëmendje rëndësinë e bashkëpronësisë së Procesit nga shtetet e rajonit, kontributin e tij në zhvillimin ekonomik, si dhe vlerën e shtuar me futjen në agjendë të zgjidhjes së mos-marr bilaterale veshjeve bilaterale ekzistuese apo atyre të reja në rajon. Folësit shtuan se është gjithashtu i nevojshëm një kontribut më konkret dhe i shpejtë ndaj RYCO-s në terma financiare dhe të infrastrukturës shoqëruese. Shoqëria Civile e BP6 duhet gjithashtu të përfshihet jo vetëm si pjesëmarrëse, por si kontribuese kryesore e rritjes së vizibilitetit dhe impaktit real të Procesit të Berlinit në terren.

Paneli i dytë diskutoi mbi “Ndërlidhja e tregut të WB6: ecuria e projekteve të ndërlidhjes infrastrukturore”. Panelistët u shprehën se duhet më shumë bashkëpunim i frytshëm dhe më shumë koordinim midis BP6 gjatë përgatitjes së National Single Projects Pipelines dhe Programeve të Reformave Ekonomike. Ballkani Perëndimor duhet të zhvillohet drejt një tregu rajonal të ndërlidhur. Theksi u vu gjithashtu në përdorimin maksimal të infrastrukturës. Qeveritë e rajonit duhet gjithashtu të ndërmarrin dhe përmbushin reformat e tjera përkrah projekteve të ndërlidhjes, në mënyrë që vendet të jenë sa më atraktive dhe që të maksimizohet vlera e shtuar e projekteve të infrastrukturës.

Paneli i tretë, “Fuqizimi i rritjes ekonomike të WB6 për të rritur konvergjencën me BE”, nënvizoi domosdoshmërinë e përfshirjes së aktorëve të ndryshëm në vazhdimin e reformave strukturore ekonomike dhe politike. Vendet e Ballkanit Perëndimor vuajnë nga investimet e ulëta publike të nevojshme për të arritur jo vetëm konvergjencën ekonomike, por edhe atë shoqërore. Eksperienca ka treguar se përdorimi i Fondeve të Kohezionit në shtetet e reja anëtare, ka shërbyer si një motor i rritjes ekonomike. Që Ballkani Perëndimor të kompensojë deficitin tregtar me BE-në, si dhe të rregjistrojë rritje ekonomike dhe konvergjencë, duhet që këto vende të kenë dhe financime të tjera. Është e nevojshme dhe emergjente të eksplorohen instrumente të reja inovative të mbështetura nga BE, përtej fondeve IPA III. Nga ana tjetër, investimi në kapitalin njerëzor duhet të bashkë-shoqërojë investimet në infrastrukturë. Programet e bashkëpunimit territorial mund të luajnë një rol në përfshirjen e nivelit lokal dhe në vlerësimin e rëndësisë së territoreve lokale në kuadër të projekteve të ndërlidhjes dhe infrastrukturës.

Paneli i fundit, ashtu si edhe titulli sugjeron, “Procesi i Berlinit: Përforcimi i Momentum-it”, diskutoi të ardhmen e procesit pas 2018. Nëse shtetet e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë një vazhdimësi të Procesit të Berlinit, këto të fundit duhet të ruajnë një nivel të lartë “bashkë-pronësie” dhe angazhimi ndaj tij. Procesi i Berlinit ka të bëjë me të qëndruarin të fokusuar, të interesuar dhe të përgatitur për rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Për sa i përket Zonës Ekonomike Rajonale, Koordinatori Kombëtar Milena Harito nënvizoi se bashkë-pronësia rajonale dhe inisiativat e heqjes së barrierave, mbeten ndër kushtet kryesore. Polonia, si një shtet anëtar mbështetës i agjendës së zgjerimit të BE-së, po përgatitet t’i bashkohet Procesit të Berlinit dhe të mbajë Samitin e Ballkanit më 2019. Ky vend do të fokusohet në ofrimin e eksperiencës së tij si një shtet i ri në BE, me ngjarje historike të ngjashme me ato të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, Britania, si pritësi i Konferencës në 2018, do të fokusohet në ndërlidhjen (Zona Ekonomike Rajonale, transporti, energjia), Sipermarrja, Rinia, Siguria, lufta kundër Korrupsioni dhe Terrorizmit.

Edicioni i katërt i Konferencës së Tiranës mbi Procesin e Berlinit do të mbahet në tetor 2018, pas Konferencës së Londrës në 2018.

Fotot e aktivitetit mund të aksesohen këtu.

Agjenda, lista e panelistëve dhe pikat mbështetëse të diskutimeve mund të konsultohen këtu.