Konferenca Ndërkombëtare ” Konsolidimi i Nismës Kineze të Brezit dhe Rrugës në Evropën Juglindore” | CDI
Home » Konferenca Ndërkombëtare ” Konsolidimi i Nismës Kineze të Brezit dhe Rrugës në Evropën Juglindore”

Berlin, 7.05.2018

Statusi aktual i pranisë së Kinës në Ballkanin Perëndimor si dhe përfshirjet e saj në politikat e rajonit u diskutuan gjërësisht në Konferencën Ndërkombëtare “Konsolidimi i Nismës Kineze të Brezit dhe Rrugës (BRI) në Evropën Juglindore”, organizuar nga Südosteuropa-Gesellschaft /  Southeast Europe Association (SOG, Mynih) dhe Committee on Eastern European Economic Relations (OA, Berlin). Konferenca u mbajt në Berlin më 3 maj 2018 dhe CDI u përfaqësua nga Z. Ardian Hackaj, ​D​rejtor për hulumtimin, në panelin “Aktivitetet e investimeve të Kinës në Evropën Juglindore”.Panelistët nënvizuan nevojën për BE-n​ë për të qenë shumë e kujdesshme në çka po ndodh në tregun e saj të brendshëm, ​dhe kjo vlen edhe për Ballkanin Perëndimor (BP). Duke pasur parasysh rrugën aktuale të integrimit të tregut të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) në tregun e brendshëm të BE-së, duhet të gjendet një mënyrë për të zbatuar rregullat dhe rregulloret e BE-së në BP.

 Diskutimi solli në fokus karakteristikat e rregullave të BE-së dhe funksionimit të tyre, ku sipas nevojave përkatëse, duhet të përdoret gjithashtu dhe reciprociteti.

 Z. Jens Bastian, autori i raportit më të fundit gjithëpërfshirës “The potential for growth through Chinese infrastructure investments in Central and South-Eastern Europe along the “Balkan Silk Road””, vuri në dukje se diversiteti i qasjes kineze e përcjellë në nismën BRI, përputhet me shumëllojshmërinë e shpjegimeve evropiane. Por duhen më tepër të dhëna dhe më shumë transparencë.

 Duke theksuar qëndrimin pozitiv të Kinës në favor të një zgjidhjeje midis Greqisë dhe Maqedonisë, për një përpjekje më  të koordinuar dhe efikase, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) duhet të ofrojë një plan strategjik në sinergji me politikën e BE-së.

 Në këtë këndvështrim, Komisioni i BE-së duhet : i)  të rrisë intensitetin (adresojë nevojën për injektimin e kapitalit në Ballkanin Perëndimor) dhe ritmin (përparim në mënyrë të qëndrueshme me strategjinë e zgjerimit) dhe të fokusohet më shumë në ndikimin e fondeve të BE-së në terren nëpërmjet ndërlidhjes dhe masave mbështetëse me orientim social). Çdo strategji e re e BE-së për bashkëpunimin me Kinën duhet të përfshijë Ballkanin Perëndimor.

 Ky event trajtoi më tej dhe sfidat që lidhen me rregullat e prokurimit të BE-së, nevojën për të hapur prokurimet publike të Kinës ndaj kompanive të BE-së, sfidat e konkurrencës mbi Inteligjencën Artificiale, etj.

Axhenda e konferencës mund të konsultohet këtu.