Konferenca Ndërkombëtare “The Western Balkans in the European Union: Enlargement to what, accession to what?” | CDI
Home » Konferenca Ndërkombëtare “The Western Balkans in the European Union: Enlargement to what, accession to what?”


5 Prill 2017

Më 5 Prill u organizua në Romë, Itali, Konferenca Ndërkombëtare “The Western Balkans in the European Union: Enlargement to what, accession to what?”. Konferenca u zhvillua pas përvjetorit të 60-të të Traktatit të Romës dhe në vigjilje të Samitit Italian të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Trieste më 12 Korrik.

Nënsekretari i Shtetit në Ministrinë Italiane të Punëve të Jashtme, Vincenzo Amendola, bëri një reflektim mbi situatën e Bashkimit Evropian, pozicionin e Italisë mbi Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e tyre në BE, si dhe prezantoi disa nga iniciativat që Qeveria Italiane ka ndërmarrë në kuadër të Samitit të Triestes.

Z. Ardian Hackaj, Drejtor i ShtetiWeb ishte panelist në sesionin “Mbështetja e Ndërlidhjes dhe e Transformimit në Ballkanin Perëndimor”. Ai argumentoi aspektet ndërlidhëse që Procesi i Berlinit sot mundëson, si një nga iniciativat më inovatore dhe më aktuale të bashkëpunimit rajonal në rajonin tonë që prej vitit 2014.

Sot, Procesi i Berlinit komplementon procesin e Integrimit Europian, duke përforcuar ndërlidhjen e biznesit, politikës, rinisë dhe shoqërisë civile të Ballkanit me interlokutorët përkatës në Bashkimin Evropian.

Konferenca u organizua në Ministrinë e Jashtme Italiane nga Istituto Affari Internazionali në bashkëpunim me Centre Franco-Autrichien pour la Rapprochement en Europe dhe CIFE, Centre International de Formation Européenne. Morrën pjesë përfaqësues të think-tankeve nga Ballkani dhe Bashkimi Evropian aktive në advokimin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.

Programi i Konferencës mund të konsultohet këtu.