Konferenca “Nga Parisi në Romë – Perspektiva shqiptare mbi procesin e bashkëpunimit rajonal | CDI
Home » Konferenca “Nga Parisi në Romë – Perspektiva shqiptare mbi procesin e bashkëpunimit rajonal

Çeli sot punimet Konferenca ​dy-ditore ​“Nga Parisi në Romë – Perspektiva shqiptare mbi procesin e bashkëpunimit rajonal”​ e zhvilluar në kuadë​r t​ë Serive të Procesit të Berlinit​. Kjo Konferencë organizohet nga ShtetiWeb / Cooperation and Development Institute, së bashku me partnerët e tij Fondacionet Gjermane Friedrich Ebert Foundation Tirana, Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien dhe #HannsSeidelFoundation në kuadër të Tetorit Gjerman.

Qëllimi i konferencës është të ofrojë një platformë debati mbi progresin e Shqipërisë​ dhe rajonit​ në kuadër të Procesit të Berlinit. ​Ekspertë dhe përfaqësues të lartë nga politika, ekonomia dhe shoqëria civile e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar të diskutojnë së bashku mbi objektivat dhe perspektivat e bashkëpunimit politik dhe ekonomik në rajon. Konferenca u përshëndet nga Ministrja e Integrimit Evropian, Znj. Klajda Gjosha dhe nga Ambasadorët e Gjermanisë, Italisë, Austrisë dhe Francës.

​​Konferenca do të fokusohet në katër dimensione të Procesit të Berlinit: Bashkëpunimi politik rajonal, Konektiviteti nëpërmjet risive të tregut dixhital dhe zinxhirit të vlerave, Ballkani Perëndimor si burim fluksi migrimi (rasti i Shqipërisë) dhe Bashkëpunimi Rinor – Rruga drejt RYCO.

Për më shumë informacion mund të konsultoni Axhendën​ e Konferencës​​ dhe Analizën “Rëndesia strategjike e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor: një këndvështrim nga Shqipëria”​ e përgatitur nga ekipi i ShtetiWeb per përgatitjen e punimeve të Konferencës. Raporti i plotë mbi progresin e Shqipërisë në Procesin e Berlinit dhe rekomandimet për Samitin e rradhës ​të 2017​ në Trieste,​ do të publikohe​t së shpejti, duke përfshire edhe referatet e ekspertëve të ftuar ​që kontribuan në këtë Konferencë.