Mbledhja e Dytë e konsorciumit të partnerëve të projektit “Portet si Faktorë Stimulues Kryesorë në Fushën e Sipërmarrjes” (PoWER) | CDI
Home » Mbledhja e Dytë e konsorciumit të partnerëve të projektit “Portet si Faktorë Stimulues Kryesorë në Fushën e Sipërmarrjes” (PoWER)

22 Qershor 2018

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me Bashkinë Durrës – të dy partnerë të projektit PoWER – organizuan  mbledhjen e dytë të konsorciumit të partnerëve të projektit “Portet si Faktorë Stimulues Kryesorë në Fushën e Sipërmarrjes” (PoWER) më 20 dhe 21 Qershor. Mbledhja u zhvillua në Bashkinë Durrës dhe u hap me fjalimet e Z. Florian Tahiri – Zv. Kryetar Bashkie i Bashkisë Durrës, Znj. Sonila Toska – Zv. Drejtore Ekzekutive e Autoritetit Portual Durrës, si edhe Z. Marco Padula – Përfaqësues i partnerit drejtues të projektit, Këshilli Kombëtar për Kërkimin (CNR).

Meqënëse PoWER synon të mbështesë zhvillimin e porteve si Qëndra Inovacioni, të cilat duhet të veprojnë si ndërlidhës midis rajoneve dhe të shfrytëzojë potencialet e tyre të papërdorura në fushën e sipërmarrjes, partnerët diskutuan ditën e parë mbi situatën dhe zhvillimet e aktiviteteve dhe menaxhimit të projektit. Ditën e dytë, partnerët prezantuan gjetjet nga mbledhja e të dhënave për konsumin energjitik dhe efiçencën energjitike të Porteve Pilot, ku Porti i Durrësit është një ndër ta. Më pas partnerët vijuan me metodologjinë dhe përgatitjen e ‘Sipërmarrjes si Lojë’, metodologji e cila do të inkurajë bashkëpunimin midis aktorëve kryesorë të Zinxhirit të Ofertës së Inovacionit (ZOI) si shkollat, universitetet, njësitë hulumtuese, sipërmarrjet, organizatat apo grupimet rinore si dhe administratën publike.

Duke qenë se PoWER fokusohet tek portet që nxisin integrimin, inovacionin dhe rritjen e potencialeve të pashfrytëzuara lokale, CDI është  i vendosur për të identifikuar nevojat për efiçencë energjitike të Portit të Durrësit, duke përfshirë të rinjtë, studentët apo institutcionet kërkimore për të zbuluar më tej modele për bashkëjetesën e qyetarëve me Portin, si edhe duke i inkurajuar ata për të ofruar zgjidhje kreative për problemet e hasura.

 

Ky projekt drejtohet nga Këshilli Kombëtar për Kërkimin (CNR) dhe nga partnerët e tij C.N.A. Konfederata Kombëtare e Artizanëve dhe NVM-ve – Shoqata e Provincës së Ravenës, Agjencia Porin për Zhvillim Rijeka, Qëndra për Zhvillimin Ekonomik, Teknologjik dhe Mjedisin Sarajevo, Fondi për Çështjet Evropiane – AP Vojvodina, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), Bashkia e Durrësit, Qëndra për Kërkim dhe Teknologji Hellas, Dhoma e Tregtisë e Thesprotisë. Projekti PoWER mbështetet nga Programi ADRION.