Monitorimi i Qeverisjes Ekonomike dhe Konektivitetit 2020 | CDI
Home » Monitorimi i Qeverisjes Ekonomike dhe Konektivitetit 2020

Donator: Fondacioni Friedrich Ebert – Zyra Rajonale

Viti: 2015

Qasja e re e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor përfshin programet reformuese të besueshme, qeverisjen ekonomike dhe monitorimin e forcuar nga BE-ja. Kjo synon transformimin e ekonomive të tregut funksionale, të cilat i mundësojnë Ballkanit Perëndimor përballimin e trysnisë konkuruese dhe forcave të tregut brenda Unionit, duke përfshirë nxitjen e konkurrencës, rritjen ekonomike dhe punësimin. Axhenda e konektivitetit për Ballkanin Perëndimor (Procesi i Berlinit) synon të sigurojë një angazhim rajonal në krijimin e lidhjeve fizike, politike dhe ekonomike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për të maksimizuar përfitimet potenciale, kjo iniciativë do të ketë nevojë për një mbështetje të gjerë të qeverive, të cilat pritet të harmonizojnë planet kombëtare të investimeve dhe prioritetet me ato të axhendës së konektivitetit për Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt do synojë përkthimin e axhendës së konektivitetit nga niveli rajonal në nivel lokal, kuptimin dhe dokumentimin e benefiteve potenciale të axhendës së konektivitetit. Në këtë proces, Foreign Policy Initiative do të veprojë si një qendër për aktivitetin kërkimor, që do të ndjekë aktivitetet që burojnë nga axhenda e konektivitetit në nivel kombëtar. Detyra kryesore e grupit të punës së projektit është monitorimi i zbatimit të Qeverisjes Ekonomike dhe Konektivitetit 2020 sipas skadencave, i standardeve të vendosura nga Komisioni Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.