Ngritja e kapaciteteve të kërkimit në shkencat sociale në Shqipëri për vlerësimin e impaktit të politikave dhe politikë-bërjes së bazuar në evidenca | CDI
Home » Ngritja e kapaciteteve të kërkimit në shkencat sociale në Shqipëri për vlerësimin e impaktit të politikave dhe politikë-bërjes së bazuar në evidenca

Thirrje për Pjesëmarrje

Pro​gramet PERFORM (Performing and Responsive Social Sciences) dhe RRPP (Regional Research Promotion Programme) organizojnë workshopin mbi “Ngritjen e kapaciteteve të kërkimit në shkencat sociale në Shqipëri për vlerësimin e impaktit të politikave dhe politikë-bërjes së bazuar në evidenca”.

Workshopi do të mbahet në datat 10-11 mars 2016, në Tiranë. Gjatë tij do të prezantohen metodologjitë, teknikat dhe qasjet më të fundit në vlerësimin e impaktit të politikave dhe politikë-bërjes së bazuar në evidenca.

Workshopi do të drejtohet nga dy profesorë të Universitetit të Zyrihut dhe është i hapur për zyrtarë nga Njësia për Planifikimin Strategjik pranë Zyrës së Kryeministrit, zyrtarë nga Ministr​i​a e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, si dhe për kërkues të përzgjedhur të shkencave sociale.

Thirrja është e hapur për kërkuesit shqiptarë të shkencave sociale. Afati për aplikimin është data 29 shkurt 2016. Për informacion më të detajuar, ju lutemi lexoni Thirrjen e Bashkëlidhur.

Workshopi do të mbahet në gjuhën angleze.