Nis projekti për financimin e hulumtimeve në shkencat sociale PERFORM | CDI
Home » Nis projekti për financimin e hulumtimeve në shkencat sociale PERFORM

GEL_8544-comp

Ambasadori zviceran Christoph Graf dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nënshkruan, dje më 20 korrik 2016, marrëveshjen mbi zbatimin e programit PERFORM që promovon shkencat sociale në Shqipëri.

Ambasadori Graf deklaroi se nuk mund të ketë përparim në shoqëritë tona nëse shkencëtarët dhe hulumtuesit nuk kontribuojnë. Hulumtimi shkencor mund të ushqejë politikat dhe të sigurojë një bazë të fortë për vendimet që merren nga qeveria dhe institucionet publike. Shkencëtarët socialë duhet të bëhen më të besueshëm dhe më të njohur për publikun, mediat dhe qeverinë në Shqipëri. Jam i kënaqur që programi PERFORM do të kontribuojë drejt kësaj, përfundoi Ambasadori zviceran. Ndërsa Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla u shpreh se kjo marrëveshje na vë para detyrimit që të dëgjojmë dhe të bashkëpunojmë fort me kërkuesit dhe akademikët për të zhvilluar ide, analiza dhe për të orientuar ndërhyrjet tona.

PERFORM do të zbatohet në Shqipëri dhe Serbi dhe do të financojë propozime për hulumtime dhe studime të cilat mund të kenë vlerë për vendimet në dobi të publikut. Lidhja midis politikave dhe shkencave sociale është e brishtë ndërkohë që evidencat dhe rekomandimet e eskpertëve në shkenca sociale do të ishin të dobishme për vendimet që marrin autoritetet dhe institucionet publike.

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim është Zyra e Koordinimit Kombëtar e programit PERFORM në Shqipëri.