Workshop për hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Arsimin e Lartë | CDI
Home » Workshop për hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Arsimin e Lartë

20160329_121634

4 Prill 2016

Në 29 dhe 30 mars 2016, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, në rolin e Zyrës Kombëtare të Koordinimit të programit PERFORM në Shqipëri, mbështeti Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në organizimin e një workshopi për hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Arsimin e Lartë, i cili ka hyrë në fuqi në shtator 2015.
Workshopi, që u mbajt në Vlorë, ishte i organizuar rreth tre grupeve pune sipas tematikave të akteve nënligjore. Këto përfshijnë çështjet e financimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, përcaktimin e standarteve të cilësisë dhe organizimin e agjensive dhe institucioneve të varësisë.