Paneli i dytë “Thellimi dhe zgjerimi” – Tirana Connectivity Forum | CDI
Home » Paneli i dytë “Thellimi dhe zgjerimi” – Tirana Connectivity Forum

27 Nëntor 2018

Moderatori i panelit, H. E. Erwan Fouere, Nënpunës i lartë në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel, hapi panelin duke prezantuar kontekstin: “Po hyjmë në një fazë të vështirë të ri-angazhimit tw BE-së me rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku ndeshemi gjithnjë e më shumë me aktore skeptike për të ardhmen e axhendës së zgjerimit të BE. Këto hezitime mund të rriten gjatë zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Europian dhe mund të ndikojnë në rezultatet e shpresuara nga Këshilli Evropian në Qershor 2019, veçanërisht për Maqedoninë dhe Shqipërinë,” – tha ai – “…por ne mund të thellojmë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe gjithashtu mundemi ta zgjerojmë atë edhe në vendet e tjera për të forcuar kufijtë e paqes dhe sigurisë duke të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor,” përfundoi z. Fouere.

E. Susanne Schutz, Ambasadorja e Republikës Federatës të Gjermanisë në Shqipëri, hapi panelin duke thënë se “Procesi i Berlinit ka bashkuar Ballkanin Perëndimor në shumë çështje të ndryshme dhe ka lehtësuar një dialog që katër vite më parë dukej i vështirë të arrihej. Kjo është edhe arsyeja pse ky proces do të vazhdojë edhe pas 2018 me Poloninë në korrik të vitit të ardhshëm” – vijoi ajo – “Ndërkohë që Procesi i Berlinit nuk është projektuar të jetë një alternativë apo zëvendësim i procesit të zgjerimit të BE, kjo inisiative ka sjellë këtë rajon në vëmendjen e shteteve anëtare të BE duke konfirmuar perspektivën e tij në anëtarësimin në BE dhe duke ndihmuar në përshpejtimin e integrimit të këtij rajoni.”

Knut Fleckenstein, Deputet në Parlamentin Evropian, deklaroi se “Zgjedhjet evropiane të vitit 2019 nuk do të ndryshojnë mazhorancën në Parlament. Por Shqipëria dhe Maqedonia duhet të vazhdojnë seriozisht me procesin e Vetingut, me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të mos e ndalojnë ndersa presin vendimin në Bruksel ne qershor 2019. Unë mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme për ju. Ndërkohë nga ana tjetër Këshilli Europian duhet të bëjë një hap para nëse vemdet e BE dëshirojne të jenë të besueshme në të ardhmen.” Duke komentuar nevojën për të rritur bashkëpunimin institucional në të gjitha nivelet, Z. Fleckenstein informoi se Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve është i gatshëm të ftojë partitë simotra nga Ballkani Perëndimor si vëzhgues në Takimet e Grupit pas zgjedhjeve evropiane të vitit 2019. Një formë tjetër inovatore e bashkëpunimit të institucionalizuar midis BE-së dhe institucioneve të Ballkanit Perëndimor që ai po e konsideron është në kuadër të aktiviteteve të Komitetit të Rajoneve.

Ministrja shqiptare e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato tha se tre prioritetet e qeverisë në lidhje me ekonominë janë nxitja e punësimit, rritja e investimeve dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike. Ajo deklaroi se “Ne po përpiqemi ta orientojmë rininë drejt sektorëve që qeveria e ka identifikuar si strategjike, në turizëm, energji dhe bujqësi”. Në këtë linjë ajo shtoi se – “Reforma e drejtësisë në Shqipëri është vendimtare dhe po adreson nevojat e qytetarëve dhe te sektorit privat për institucione efikase dhe rregullim funksional të ligjit.” Për të kaluar nëpër vështirësitë që dalin në zbatimin e reformave, znj. Qato theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional në Ballkanit Perëndimor: “Komitetet e Planifikimt Strategjik te vendeve te Ballkanit duhet të koordinohen më mirë dhe të punojnë së bashku në planifikimin, financimin dhe funksionimin e projekteve te Axhendes se Konektivitetit. Po ashtu duhet koordinim i politikave midis BE dhe Ballkanit Perëndimor. BE duhet të përfshijë Ballkanin Perëndimor kur planifikon politikat e saj ekonomike dhe sociale”, përfundoi fjalën e saj Ministrja.

Znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Zgjedhur e Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal, nisi fjalën e saj duke thënë se “Për ta bërë rajonin një aktor të fortë gjeopolitik, shumica do të binim dakort se rajonit i duhet për zhvillim i qednrueshem ekonomik, dhe si pasoje më shumë fonde për projektet që do të implementohen. Mirëpo zhvillimi ekonomik ka nevojë për dy kushte thelbësore…”. Me tutje Znj. Bregu vijoi – “Ka dy mënyra për ta zhvilluar rajonin: (i) Ne duhet t’i plotësojmë kushtet e BE-së përmes një angazhimi të drejtë politik në zbatimin e reformave, jo vetëm duke i shkruar ato në letra por edhe duke e vënë ato në zbatim; dhe (ii) BE-ja duhet të tregojë angazhim konkret në rajon.” Znj. Bregu vazhdoi me theksimin e rëndësisë e lidhjes ndërmjet njerëzve dhe nevojën për të fokusuar edukimin e brezit te ri me kërkesën që nevojitet në Ballkanin Perëndimor.

Prof. Christophe Hillion, profesor i BE në Institutin Europa, Universiteti i Leiden, shpjegoi tre zhvillimet kryesore aktuale të Bashkimit Europian qe prekin zgjerimin: (1) evolucionin e qëndrimeve ne vendet e BE-së në raport me qëndrimet e aktoreve rajonalë dhe globalë me potencial për të ndikuar në bashkëpunimin dhe sigurinë në rajon dhe në Evropë; (2) Brexit, qe paralelisht me Procesin të Berlinit, ndikon në zgjerimin dhe thellimin e BE-së; dhe (3) Kriza në sundimin e ligjit.

Profesor Hillion shpjegoi konceptin e “diferencimit pozitiv” si një mënyrë për të bërë zgjerimin më të pranueshëm për shtetet anëtare në mëdyshje. Ky koncept përfshin një kërkesë të shtuar drejt Vendeve Kandidate për besnikëri ndaj vlerave evropiane dhe veçanërisht “dëshmi të prekshme” – BE është e prirur të bëhet më strikte në implementimin e vlerave themelore, perfshire dhe politika e jashtme. “Përsa i përket problemeve me koherencën dhe besueshmërinë, BE-ja duhet të vere rregull ne shtëpinë e saj në në mënyrë që të jetë në gjendje t’i japë kuptim zgjerimit. Problem tjetër është përfshirja vendeve kandidate në debatet e politikave të BE-së, përfshirja e vendit Kandidat sot kontribuon ne një Vend Anetar funksional nesër, dhe është vendimtar në ndërtimin e besimit. Temat si migracioni, siguria, krimi etj. mund të përdoren për të zgjeruar perfaqesine ne mbledhjet e këshillit të BE-së duke përdorur stilin e Konferencave Evropiane.”