Paneli i Parë “Reformimi dhe Negocimi” – Tirana Connectivity Forum 2018 | CDI
Home » Paneli i Parë “Reformimi dhe Negocimi” – Tirana Connectivity Forum 2018

26 Nëntor 2018

Diskutimi i ditës së dytë u përqëndrua në rëndësinë e konektivitetit si një mekanizëm konvergjence që kontribuon në reformat e Ballkanit Perëndimor dhe plotëson qasjen normative dhe institucionale të zgjerimit.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, z. Johann Sattler, nisi fjalën me një vlerësim të Procesit të Berlinit: ‘Samitet e Procesit të Berlinit ofrojnë një platformë për një angazhim të politikave të përbashkëta për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është shumë mirë që ajo po zgjerohet me Poloninë, por do të ishte edhe më mirë nëse fqinjët e rajonit do të përfshiheshin gjithashtu në organizimin e Samiteve. Do të nevojitet më shumë pronësi lokale për të vazhduar ciklin e dytë të Procesit të Berlinit, pasi ai do t’u japë më shumë peshë vendeve të Ballkanit. Këtu mund të organizohen gjithashtu takime në rajon që do t’u lejojnë qeverive ballkanike të punojnë së bashku në përgatitjen e dosjeve gjatë samiteve.’ Ai përmendi ndryshimet pozitive që ka sjellë reforma e drejtësisë në Shqipëri, nevojën për nxitjen e kulturës të kompromisit dhe bashkëpunimit për të pasur sukses, dhe shembullin i tij si pionier për të gjithë rajonin. ‘Kjo do të ndihmonte që Ballkani të shihej jo vetëm si përfitues të sigurisë, por edhe si kontribues’, përfundoi z. Sattler. “Për të pasur sukses në të ardhmen, dy dimensione janë të rëndësishme, Fronti i Brendshëm / reformimi dhe Frontin Rajonal pra bashkëpunimin rajonal. Në frontin e brendshëm, çfarë duhet të ndodhë, është pak më pak bisedë dhe pak më shumë veprim. Në frontin rajonal, pak më pak “luftëra me patate” dhe pak më shumë njohje të diplomave dhe nga ana e BE-së, nevojitet një vetëkritikë e vogël, pak më pak predikim dhe pak më shumë inkurajim.’

Dr. Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë në Shqipëri, dha një pasqyrim gjithëpërfshirës të reformës së drejtësisë në Shqipëri. ‘Shqipëria ka marrë një mbështetje të fuqishme nga Gjermania, Austria, Hollanda, SHBA dhe sigurisht Komisioni i BE-së. Por qeveria shqiptare vendosi që kjo reformë të kryhet jo vetëm sepse do të ndihmojë procesin negociues të BE-së, por sepse do të iu shërbejnë qytetarëve shqiptarë në mënyrë që ata të mund të kenë një sistem të drejtësisë që është i pavarur, i paanshëm, i pa korruptuar dhe i lirë nga ndikimet politike’, – theksoi ajo. – ‘Deri tani, verifikimi ka rezultuar në 32 rikonfirmime, 26 të hedhura poshtë dhe 15 dorëheqje të gjyqtarëve dhe prokurorëve që çojnë në një sistem të drejtësisë që përpiqet të jetë i paanshëm, profesional dhe me integritet më të madh. Në këtë drejtim, OSHC-të janë shumë të rëndësishme për monitorimin dhe vizibilitetin e reformës së drejtësisë’. Ministrja Gjonaj në përfundim tha: ‘Ne shpresojmë që në qershor 2019 do të kemi një vendim pozitiv për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Zbatimi i një reforme të tillë delikate dhe komplekse. Kam qenë shumë e lumtur kur kam dëgjuar se Komisioni Evropian dëshiron ta përsërisë këtë reformë në vendet e tjera të rajonit ku sistemi i drejtësisë ka probleme të ngjashme.’

Si koordinator i Samitit të Procesit të Berlinit në Poznan të vitit 2019 në Polonia, Ambasadori Wieslaw Tarka, filloi fjalën e tij duke thënë: ‘Duke pasur samitin e radhës në Poznan, në një vend që ju bashkua BE-së pas vitit 2000, do të jetë një simbol i fuqishëm dhe një frymëzim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas pikëpamjes sonë, është shumë e rëndësishme të ndërtojmë një sinergji përmes formave të ndryshme që mbështesin reformat dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për të qenë në gjendje të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor në mënyrë më efektive dhe efikase. Theksi vihet mbi ndarjen e përvojës nga Polonia mbi para-aderimin, reformat dhe transformimin ekonomik. Samiti i vitit 2019 do të zhvillohet javën e parë të korrikut, në Poznan. Në pranverë të vitit 2019 do të organizohet një takim i ministrave të ekonomisë dhe të punëve të jashtme.’ Ambasadori Tarka deklaroi se ‘Konektiviteti dhe Ekonomia janë një përparësi absolute e Samitit të Poznanit, pasi ato janë vendimtare për të mbështetur NVM-të, inovacionin dhe zbatimin e ARM-së. Do të ketë forum biznesi BE-Ballkan Perendimor, si event në kuadër të Samitit së Poznanit, ku sipërmarrja dhe agjenda digjitale do të jenë tematikar kryesore. Presidenti Polak do të prezantojë gjithashtu tema të reja të qeverisjes lokale dhe bashkëpunimit ndërkufitar, të cilat do të zhvillohen dhe diskutohen në një Forum të Qyteteve dhe Rajoneve.’ Në mbyllje, Z. Tarka theksoi se ‘Përveç dimensionit politik të Samitit të Poznanit, ne me të vërtetë do të donim të angazhonim shoqërinë civile, think tank-et dhe OJQ-të rinore dhe të organizonim një ngjarje kulturore që do të shoqërojnë samitin. Qëllimi ynë është jo vetëm të organizojë një ngjarje politike, por edhe t’i afrojmë shoqëritë tona dhe të mbështesim edhe lidhjen.’

‘Presidenca Rumune e BE-së në gjysmën e parë të vitit 2019 do të jetë definitivisht një suport i fuqishëm dhe i përkushtuar që mbështet një qasje vendimtare, të vazhdueshme dhe optimiste në procesin e zgjerimit’, tha Alexandru Ene, Drejtor i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkëpunimit Rajonal në Ministrinë e Jashtme të Rumanisë. Zoti Ene vazhdoi më tej duke thënë se: ‘Ne duam të sigurohemi se kushtet janë plotësuar, në mënyrë që procesi i zgjerimit të jetë i avancuar sipas kushteve të dakordësuara – në Samitin e Sibiut zgjerimi do të jetë në agjendë. Mirëpo ritmet e reformimit të vendeve të Ballkanit Perëndimot do të jenë ato që do të diktojnë ritmin e integrimit të tyre. Janë të nevojshme rezultatet konkrete dhe vlerat evropiane mbeten themel i procesit të integrimit. Suksesi i përpjekjeve të pranimit është përgjegjësia e udhëheqësve politikë në rajon.’ Ai më pas argumentoi se nga këndvështrimi rumun, rinia, dhe sidomos emigrimi i tyre është shumë i rëndësishëm dhe është një nga shkaqet strukturore që vonojnë shpejtësinë e zhvillimit të vendit. Z. Ene deklaroi se: ‘Presidenca rumune do të adresojë shkaqet strukturore që penguan reformat. Lidhur me të rinjtë në maj 2019 do të ketë një konferencë me fokus në sipërmarrjen, inovacionin, rrjetet profesionale që mbulojnë si BE ashtu dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo do të jetë gjithashtu një event me fokus në sigurinë e energjisë dhe diversifikimin,’ përfundoi ai.

Austria, si mbajtëse e aktuale e Presidencës së Këshillit të BE dhe si mikpritës i WBS në Vjenë për vitin 2015, ka shoqëruar nga afër Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së dhe ka ndjekur dinamikën e procesit të Berlinit dhe do të vazhdojë të jetë kështu, siguroi Z. Klaus Wolfer, Drejtor i Departamentit të Zgjerimit të BE-së dhe Evropës Juglindore në Ministrinë Federale për Evropën, Integrimin dhe të Punëve të Jashtme në Austri. Z. Wolfer argumentoi për rëndësinë e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor ‘Ministri ynë i Jashtëm ngulmon në thirrjen e zonës jo “Ballkanit Perëndimor” i cili është termi aktual, por “Evropa Juglindore”, duke i kujtuar vetes dhe të gjithëve se kjo është pjesë e Evropës dhe jo ndonjë planeti tjetër. Në një botë të globalizuar, Zgjerimi duhet të vihet në perspektivë: mbi të gjitha ne po flasim për 3.5% të popullsisë aktuale të BE-së që jeton në një gadishull të vogël.’ Duke u përqëndruar më shumë në atë se çfarë mund të sjellë rajonin përpara, ai shtoi: ‘Parlamentet janë çelës. Ju duhet vetëm një jetë normale parlamentare, për të avancuar reformat dhe për të projektuar këtë imazh që i gjithë vendi me të vërtetë dëshiron të bashkohet … Ajo kërkon unitetin e vendit.’