Përforcimi i identitetit të minoriteteve çon në barazi (SIMPLE) | CDI
Home » Përforcimi i identitetit të minoriteteve çon në barazi (SIMPLE)

Donatori: Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatik

Partneri Kryesues: Kontea e Istria-s (Kroaci)

Partnerë projekti: Rajoni i Abruzzo (IT), Ministria për të Drejtat Humane dhe e Minoriteteve (MNE), Bashkia Durres (AL), Kompania Sociale ltd Projekte Sociale (IT), Unioni Italian Koper-Capodistria (Sl), Unioni Italian Fiume-Rijeka (HR), Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AL), Instituti i Sociologjise Ndërkombëtare Gorizia (IT).

Kohëzgjatja: Mars 2011 – Shkurt 2014

Objektivi i përgjithshëm: Projekti synon të sigurojë kohezion social midis vendeve të shtrira në detin Adriatik nëpërmjet përforcimit të vlerave të ndryshme kulturore, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe atraktivitetit të rajoneve të Adriatikut.

Objektivat specifike:

– Identifikimi i barrierave që pengojnë minoritetet etnike në rajon për të arritur një përfshirje të plotë sociale në tregun e punës dhe identifikimi i praktikave më të mira të politikave publike për të kapeëcyer këto barriera.

– Përfshirja e minoriteteve etnike në shoqëri: një prioritet i axhendës politike të vendeve të rajonit.

– Promovimi i modeleve qeverisëse dhe i shërbimeve specifike mbështetëse mbi integrimin ekonomik dhe social të minoriteteve, nëpërmjet përforcimit të identiteteve kombëtare dhe kulturore si faktorë zhvillimi.

– Ngritja e sensibiIizimit etno/kulturor në komunitetet e rajoneve të përfshira.

– Vizitoni faqjen www.simpleproject.eu për një informacion më të detajuar të projektit.

– Minoritetet dhe zhvillimi lokal në vendet e Adriatikut: Statuti i biznesit mbi manaxhimin e diversitetit

– Projekti SIMPLE: “një iniciativë inovative e bashkëpunimit ndërkufitar për kohezionin social në vendet e Evropës Jug-Lindore”, përzgjodhi nga Drejtoria e Zgjerimit në Komisionin Evropian raportin vjetor IPA 2012 mbi asistencën e para-aderimit të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale.

Capture