Përforcimi i lidhjes rajonale rinore | CDI
Home » Përforcimi i lidhjes rajonale rinore

Në 1 shkurt 2016, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim organizoi në Tiranë takimin e parë të projektit rajonal “Përforcimi i lidhjes rajonale rinore”, i cili zbatohet në bashkëpunim me Lëvizjen Evropiane në Mal të Zi dhe Lëvizjen Evropiane në Novi Sad.

Projekti synon të ofrojë një dokument politikash rajonal i cili identifikon, profilizon, vlerëson dhe krahason organizatat rinore ekzistuese në tre vendet partnere – Shqipëri, Mal i Zi dhe Serbi. Gjetjet kryesore të projektit do të ndahen me palët rajonale kryesore, të cilat do të marrin pjesë në Samitin e Parisit në verë 2016.

Nëpërmjet kontakteve formale dhe informale të të tre organizatave partnere me organizatat rinore lokale, dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore, pritet të arrihet një rezultat i dyfishtë në rritjen e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në fushën e bashkëpunimit rajonal dhe të kontributit të tyre në procesin politikëbërës të zhvillimit social.
Ky projekt rajonal është pjesë e Programit ‘Think and Link’ 2016, i cili mbështetet nga Fondi Evropian për Ballkanin.