Përforcimi i Lidhjes Rajonale Rinore | CDI
Home » Përforcimi i Lidhjes Rajonale Rinore

Donator: Fondi Evropian për Ballkanin

Viti: 2016

Në Ballkanin Perëndimor rinia konsiderohet shpesh si një gjeneratë qytetarësh e cila duhet të luaj rolin e agjentit të ndryshimit në rajon. Duke marrë në konsideratë aftësitë përkatëse, bashkëpunimi rinor rajonal është në qendër të vëmendjes së ‘Procesit të Berlinit’, dhe u konkretizua zyrtarisht me firmosjen e deklaratës së përbashkët mbi themelimin e Zyrës së Bashkëpunimit Rinor Rajonal (RYCO) në Ballkanin Perëndimor, gjatë Samitit të Vjenës në 2015. Për të maksimizuar rolin e RYCO-s, nevojitet adoptimi i një qasjeje të re, gjithëpërfshirëse dhe sistemike.

Në këtë kuadër, ky projekt synon të ofrojë një dokument politikash rajonal i cili identifikon, profilizon, vlerëson dhe krahason organizatat rinore ekzistuese në tre vendet partnere – Shqipëri, Mal i Zi dhe Serbi. Rekomandime specifike dhe të përshtatura me kontekstin do t’i ofrohen Zyrës së Bashkëpunimit Rinor Rajonal, për një kontribut dhe pjesëmarrje aktive të organizatave rinore në procesin politikëbërës. Gjetjet kryesore të projektit do të ndahen me palët rajonale kryesore, të cilat do të marrin pjesë në Samitin e Parisit në gusht 2016.

Ky projekt është pjesë e Programit ‘Think and Link’ 2016 dhe zbatohet nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Lëvizjen Evropiane në Mal të Zi dhe Lëvizjen Evropiane në Novi Sad.

Lexoni publikimin këtu.

Faqja Facebook e Projektit                                       Facsheet “Një vështrim mbi organizatat rinore në Shqipëri, Mal te Zi dhe Serbi”

factsheet