PERFORM mbështet hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Arsimin e Lartë | CDI
Home » PERFORM mbështet hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Arsimin e Lartë

IMG_3047

Në kuadër të mbështetjes për​ Ministri​n​ë e Arsimit dhe Sportit në hartimin e akteve nënligjore të ​L​igjit për Arsimin e Lartë, PERFORM zhvilloi një mbledhje dyditore​ në​ ​Pogradec​​ me ​ekspertë te fushes. Ky aktivitet u mbajt nga data 29-31 maj dhe pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe pune:​ Organizimi i Agjencive dhe Institucioneve Vartëse, Çështjet Financiare dhe Standardet Akademike.

Grupet e punës kishin në përbërje të tyre nëpunës nga departamentet kryesorë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, drejtues nga agjencitë shtetërore që lidhen me arsimin e lartë dhe zyrtarë të lartë nga universitetet publikë dhe jo-publikë.
Ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën ​e Shqipërisë u miratua nga Parlamenti në nëntor të vitit 2015. Ligji duhet ​të​​ ​shoqërohet​ ​nga 53 akte nënligjore, hartimi i të cilëve menaxhohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Për të lehtësuar punën e Ministrisë, Zyra Kombëtare e Menaxhimit të PERFORM në Shqipëri, mbështeti organizmin e dy workshop-eve për grupet e punës që po hartojnë aktet nënligjore të ligjit të arsimit të lartë.​ Workshopi i parë u mbajt në Mars të këtij viti.​ PERFORM mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ​dhe synon forcimi​n e rëndësisë së shkencave sociale në procesin e reformave sociale dhe politike.