“Përgatitja dhe Mbështetja e Shqipërisë në Procesin e Anëtarësimit në BE” | CDI
Home » “Përgatitja dhe Mbështetja e Shqipërisë në Procesin e Anëtarësimit në BE”

Partner mbështetës: Ministria e Punëve të Jashtme e Hollandës

Periudha: Nëntor 2018 – Prill 2021

Ndërkohë që Shqipëria po bën progres në rrugën e saj drejt integrimit në BE, procesi deri më tani ka nxjerrë në pah nevojën për përfshirjen aktive të të gjithë aktorëve nga sektorë të ndryshëm. Kapacitetet institucionale gjatë zbatimit, ndërlidhjes dhe bashkëpunimit rajonal janë shfaqur si bazat themelore të një nisme të tillë.

Projekti ‘Përgatitja dhe Mbështetja e Shqipërisë në Procesin e Anëtarësimit në BE’ synon ndërlidhjen e njohurive dhe arritjeve të deritanishme në kuadër të Procesit të Berlinit me Roadmap-in e Zgjerimit që synon çeljen zyrtare të negociatave me BE.

Në terma praktikë, kjo inicativë do të mbështesë dhe fuqizojë palët e interesuara në mënyrë që të angazhohen në formë aktive në progresin e reformave të nevojshme. Rezultatet e tij duhet të përkthehen në një qëndrim më pozitiv, më të informuar, konstruktiv dhe mbështetës të shoqërisë shqiptare e përfshirë në formë konstruktive në suksesin e reformave dhe të negociatave të anëtarëesimit.

Gjatë kohëzgjatjes së tij, ky projekt synon:

  • të ndërtojë një bllok njohurish kritike, të mbledhë përvojat më të mira dhe shembujt e praktikave më të suksesshme nga vendet pararojë në procesin e anëtarësimit në BE;
  • të rrisë vizibilitetin dhe mbulimin e disa temave të përzgjedhura në media dhe në opinionin publik që lidhen me negociatat e anëtarësimit;
  • të krijojë presion konstruktiv ndaj institucioneve dhe politikbërësve gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave dhe masave për anëtarësimin në BE; dhe
  • të kontribuojë në transparencën dhe në një mbështetje më të fortë publike për reformat në të cilat vendi është angazhuara (përfshirë negociatat).

 Aktivitetet kryesore konsistojnë në:

  • rritjen e bllokut të njohurive të qeverisjes shumë nivelëshe mbi procesin e negociatave, i përshtatur për Shqipërinë, nëpërmjet përvetësimit dhe promovimit të praktikave më të mira nga vendet pararojë në rajon;
  • mbështetjen e llogaridhënies së Qeverisë duke monitoruar dhe raportuar mbi angazhimet e marra nga qeveria shqiptare në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Vendimit të Këshillit të BE-së mbi reformat e angazhuara i Qershorit 2018;
  • ngritjen dhe promovimin e një platforme të nivelit të lartë debatesh konstruktive, rrjetëzimin dhe advokimin brenda dhe jashtë vendit gjatë fazave para dhe pas hapjes së negociatave me BE-në që mund të aplikohen për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.