Përgatitja e Programit të Zonës Funksionale (FAP) së Bashkisë së Re Durrës | CDI
Home » Përgatitja e Programit të Zonës Funksionale (FAP) së Bashkisë së Re Durrës

Klienti: Programi i Zhvillimit Lokal dhe Decentralizimit – dldp (një program i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim)

Qëllimi kryesor është përgatitja e Analizës Social-Ekonomike e Bashkisë së Re të Durrësit (Programi i Zonës Funksionale), që do të shërbejë si një plan zhvillimi rajonal për rajonin e ri të Durrësit, pas zbatimit të Reformës Administrative Territoriale (RAT) në Shqipëri.

Rezultatet e projektit do të jenë:

· Analiza Social-Ekonomike, përfshirë demografinë, sektorët kryesorë ekonomikë, politikat publike, investimet kryesore në infrastrukturë, etj;
· Vlerësimi i shërbimeve lokale në Zonën Funksionale, si Uji, Mbetjet, Zhvillimi Urban dhe Planifikimi, Arsimi, etj;
· Analiza e Organizimit së Qeverisjes Lokale në gjashtë njësitë administrative (Durrës, Ishëm, Katund i Ri, Rrashbull, Sukth dhe Manëz);
· Konsultimi lokal me palët e interesuara në Durrës, Ishem, Katund i Ri, Rrashbull, Sukth dhe Manëz, ndjekur nga një fushatë informimi dhe promovimi lidhur me ndikimin e RAT në zonën e tyre;