Pjesëmarrja aktive e Shoqërisë Civile në Procesin e Berlinit- Përgatitja e Raportit Monitures të Procesit të Berlinit | CDI
Home » Pjesëmarrja aktive e Shoqërisë Civile në Procesin e Berlinit- Përgatitja e Raportit Monitures të Procesit të Berlinit

Donator: Fondacioni Konrad Adeanuer

Viti: 2016

Projekti synon të dokumentojë dhe monitorojë pjesëmarrjen e qeverisë shqiptare në Procesin e Berlinit. Raporti i Monitorimit do të kontribuojë për të mbështetur procedurat e përgatitjes së projekteve të Axhendës se Konektivitetit (më së shumti në projekte infrastrukturore në Energji dhe Transport).

ShtetiWeb do të krijojë metodologjinë (bazuar në eksperiencën e tij dhe aktivitetet e mëparëshme në kuadër të Procesit te Berlinit dhe integrimit rajonal) dhe do të monitorojë 78 projektet që zhvillohen të ndarë në katër sektorë (social, energji, transport dhe mjedis) dhe që aktualisht përbëjnë Listën Unike të Projekteve nga faza e identifikimit deri në dorëzimin e tyre për financim.

Rezultatet do të analizohen, vlerësohen, publikohen dhe prezantohen në konferencën finale në Tiranë.