Portet si Faktorë Stimulues Kryesorë në Fushën e Sipërmarrjes (PoWER) | CDI
Home » Portet si Faktorë Stimulues Kryesorë në Fushën e Sipërmarrjes (PoWER)

Mbështetur nga: ADRION Programme

Periudha e zbatimit: 01.01.2018 – 31.12.2019

PoWER synon të mbështesë zhvillimin e porteve si Qëndra Inovacioni në mënyrë që të veprojnë si ndërlidhës midis rajoneve dhe të shfrytëzohen potencialet e tyre të papërdorura në fushën e sipërmarrjes. Në veçanti, PoWER inkurajon bashkëpunimin midis aktorëve kryesorë të Zinxhirit të Ofertës së Inovacionit (ZOI): institucionet arsimore (shkollat, universitetet, njësitë hulumtuese), sipërmarrjet dhe administratën publike, me qëllim që t’i kthejë sfidat e ndryshme që prekin portet Adriatiko-Joniane në mundësi për integrim, shkëmbim të frytshëm dhe shfrytëzim të kapaciteteve territoriale.

Rezultatet e këtij projekti do të jenë:

  • Metodologjia e PoWER, që do të mundësojë bashkëpunimin midis sipërmarrjeve dhe institucioneve kërkimore, si dhe do të përshpejtojë ngritjen e ZOI-ve;
  •  Rrjeti i Qëndrave të Inovacionit;
  • Strategjia e përbashkët e Rrjetit të Qëndrave të Inovacionit për evolimin e porteve në Qëndra Inovacioni, të mbështetura nga Platforma ICT, e cila mundëson zbatimin e
    Strategjisë.

PoWER fokusohet tek portet që nxisin integrimin, inovacionin dhe rritjen e potencialeve të pashfrytëzuara lokale (sipërmarrëse, edukuese, administrative, hulumtuese, sociale).
Ky projekt drejtohet nga Këshilli Kombëtar për Kërkimin (CNR) dhe nga partnerët e tij C.N.A. Konfederata Kombëtare e Artizanëve dhe NVM-ve – Shoqata e Provincës së Ravenës, Agjencia Porin për Zhvillim Rijeka, Qëndra për Zhvillimin Ekonomik, Teknologjik dhe Mjedisin Sarajevo, Fondi për Çështjet Evropiane – AP Vojvodina, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), Bashkia e Durrësit, Qëndra për Kërkim dhe Teknologji Hellas, Dhoma e Tregtisë e Thesprotisë.

Hapet Kërkesa për Thirrjen për Propozime që adresojnë nevojat energjitike në Portin e Durrësit.”