Prezantimi i gjetjeve të kërkimit “Sfidat e re-integrimit të azilkërkuesve shqiptarë të kthyer nga Gjermania 2014-2017” | CDI
Home » Prezantimi i gjetjeve të kërkimit “Sfidat e re-integrimit të azilkërkuesve shqiptarë të kthyer nga Gjermania 2014-2017”

26.09.2017

Ekipi kërkimor i Institutit për Bashkëpunim dhe  Zhvillim (CDI) dhe Fondacioni Hanns Seidel prezantuan pjesën e dytë të studimit mbi migrimin e fundit shqiptar në Gjermani, sfidat pas kthimit dhe fenomenin e re-integrimit. Kjo valë ndryshonte nga ato të mëparshmet për shkak të motivimit që shkaktoi vendimin për të migruar. Më shumë se sa sigurimi i një pune më të mirë ose të ardhurave më të larta (faktorët kryesorë shtytës së lëvizjeve të mëparshme migratore në Greqi apo Itali), shqiptarët migruan këtë herë për të përmbushur qëllimet e jetës së tyre – këto qëllime ishin zhvillimi ekonomik, social ose thjesht personal. Migrantët e konsideronin qasjen me të ardhmen e ëndërruar më të lehtë në Gjermani sesa në vendin e tyre.

Vlera më e shtuar gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani ishte kontakti me shtetin funksional gjerman dhe shërbimin publik – kryesisht në fushat sociale, të arsimit dhe shëndetësisë. Kjo përballje shkaktoi një evolucion të madh në perceptimin e tyre se si duhet të bashkëveprojë shteti me qytetarin.

Sfidat kryesore me të cilat ata ballafaqoheshin pas kthimit kishin lidhje me arsimin e fëmijëve, çështjet shëndetësore dhe papunësinë. Gjithashtu, gjatë tryezës ​u theksua roli i veçantë që kishin luajtur organizatat bamirëse fetare me vendndodhje në Shqipëri, të krishtera ose myslimane, në lehtësimin e situates së tyre pas kthimit.

Prezantimi u pasua nga një debat konstruktiv ku të kthyerit, përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, hulumtuesit, përfaqësuesit e GIZ në Shqipëri, akademikëtdhe OJQ të ndryshme ndanë pikëpamjet e tyre.

Raporti i plotëkërkimor do të publikohet para fundit të vitit.

Këtu mund të konsultoni Përmbledhjen e gjetjeve dhe Axhendën e tryezës së rrumbullakët

Foto nga Aktiviteti