Prezantimi i gjetjeve të raportit “Progresi i Shqipërisë në Axhendën e Konektivitetit: Sektorët e Transportit dhe Energjisë“ | CDI
Home » Prezantimi i gjetjeve të raportit “Progresi i Shqipërisë në Axhendën e Konektivitetit: Sektorët e Transportit dhe Energjisë“

WhatsApp-Image-20160629 (2)

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim prezantoi sot gjetjet e raportit “Progresi i Shqipërisë në Axhendën e Konektivitetit: Sektorët e Transportit dhe Energjisë“. Raporti mbulon periudhën gusht 2015 – qershor 2016 dhe jep një pamje të arritjeve dhe sfidave të qeverisë shqiptare gjatë zbatimit të axhendës së Procesit të Berlinit. Ai është pjesë e Serisë mbi Procesin e Berlinit e ndërmarrë nga ShtetiWeb / Cooperation and Development Institute, në kuadrin e fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në proceset politikë-bërëse në Ballkanin Perëndimor.

Në tryezën e rrumbullakët prezantuan dhe diskutuan Znj. Milva Ekonomi, Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z. Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Znj. Majlinda Bregu, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian dhe e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Z. Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU në Parlamentin Gjerman. Tryeza e rrumbullakët u mundësua nga Fondacioni Konrad Adenauer në Shqipëri dhe u përshëndet nga Drejtori i tij Z. Walter Glos dhe Zv. Ambasadorja e Republikës së Gjermanisë në Shqipëri, Znj. Anke Holstein.

monitoring