Qeverisja e Konektivitetit në Adriatikun Jugor – Aktiviteti Lançues | CDI
Home » Qeverisja e Konektivitetit në Adriatikun Jugor – Aktiviteti Lançues

4 Qershor 2018

Projekti “Qeverisja e Konektivitetit në Adriatikun Jugor (SAGOV)” u lançua zyrtarisht  më 29 Maj në Tiranë. Ky aktivitet hapës, mblodhi bashkë partnerët e projektit si edhe aktor të tjerë të interesuar nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Me rastin e aktivitetit hapës, SAGOV u prezantua dhe për publikun e gjerë.

Në fjalën e tij hapëse, Z. Ardian Hackaj, Drejtor i Departamentit të Kërkimit Shkencor pranë Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim si edhe Kordinator Projektit SAGOV, nënvizoi rolin e konektivitetit ndërmjet Ballkanit Perëndimor, si edhe ndërlidhjen e rajonit me partnerët e Bashkimit Evropian, si një faktor kyç për më shumë rritje ekonomike, më shumë punësim, më shumë tregti dhe bashkëpunim mes njerëzve. Ai gjithashtu prezantoi një përmbledhje të rrugëve nderlidhëse të momentit apo ato të planifikuara mes WB6, si edhe të atyre që lidhin rajonin ndëpërmjet rrugëve detare në Adritik dhe korridoreve të TEN-T. Në prezantimin e tij, ai cilesoi si të rëndësishme nevojën për më shumë vëmendje drejt konektivitetit detar dhe rrugëve të shkurtra të transportit detar ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Z. Hackaj theksoi gjithashtu se lidhjet historike dhe tregtia në rajonin e Adriatikut të Jugut, vërtetojnë faktin se ka nevojë për zhvillimin e mëtejshëm të konektivitetit në këtë rajon ndërmjet tre vendeve.

Në panelin e parë të aktivitetit hapës “Bashkëpunimi dhe Konektiviteti Rajonal në Rajonin e Adriatikut të Jugut”, Znj. Irena Malolli – Drejtore e konceptimit dhe fizibilitetit për projektet territoriale dhe ato te infrastrukturës në Ministrinë Shqiptare të Infrastrukturës dhe Energjisë – nënvizoi nevojën për një përmbledhje dhe studim të iniciativave të ndërlidhjeve në Adriatikun e Jugut, si një hap të nevojshëm drejt një vizioni më të kordinuar dhe efektiv. Z. Serafino Stajano, përfaqësues i Ambasadës Italiane në Shqipëri, foli për interesin e bizneseve italiane për të përdorur Portin e Durrësit si një derë hyrëse drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen për më shumë informacion dhe koordinim ex-ante  ndërmjet palëve të interesuara në këtë lloj ndërlidhjeje. Z. Momcilo  Radulovic – president i Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi – gjithashtu përgëzoi projektin SAGOV si një shembull i mirë i promovimit të përfshirjes së OJF-ve, instituteve dhe autoriteteve lokale etj. Ndërkohë, përfaqësuesi i Rajonit të Pulias në Tiranë, Z. Claudio  Polignano, tha se Rajoni i Pulias lidhet me Malin e Zi dhe Shqipërinë nëpërmjet EUSAIR, TEN-T dhe Axhendës së Konektivitetit. Megjithatë, vazhdoi ai, deri më tani nuk ka patur një dialog të strukturuar ndërmjet këtyre iniciativave, një mungesë të cilën SAGOV do të synojë ta rregullojë.

Në panelin e dytë “Sfidat dhe mundësitë e infrastrukturës së transportit rajonal në zonën e Adriatikut të Jugut”, Z. Ilir Basha nga dega e EBRD Tiranë, bëri një përmbedhje të projekteve mbështetëse të EBRD në Shqipëri. Z. Elson  Thana, përgjegjës për Transportin Detar në Ministrinë e Transportit dhe Energjisë në Shqipëri, shpjegoi rëndësinë e sistemit VTMIS -projekti pilot i zgjedhur për t’u zhvilluar dhe maturuar nga SAGOV, për transportin detar. Z. Simonovic, nga Ministria Malazeze e Transportit dhe Çështjeve Detare, shpjegoi progresin e Malit të Zi në zbatimin e fazës së parë të sistemit VTMIS dhe theksoi dëshirën për të punuar ngushtësisht me palët Shqiptare dhe Italiane për maturimin e VTMIS në Shqipëri. Ndërkohë, Znj. Oriana Arapi, Drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit të Zhvillimit dhe Politikave të Qeverisjes së Mirë pranë Kryeministrisë, u shpreh se Procesi i Berlinit dhe Axhenda e Konektivitetit fokusohen në konektivitetin Veri-Jug, ndërkohë që vëmendje i duhet kushtuar dhe rivitalizimit të  Korridorit VIII qe lidh portet Italiane dhe Shqiptare, si një faktor kyç të ndërlidhjes Lindje-Perëndim. Ajo shtoi se SAGOV mund të jetë me një mundësi strategjike në promovimin e kësaj lloj ndërlidhjeje dhe gjithashtu në ndihmesën në zbatimin e të Strategjisë së Re Kombëtare të Transportit.

Në përmbyllje të konferencës, Z. Hackaj nënvizoi rëndësinë strategjike të SAGOV në hartën e konektivitetit të Adriatikut të Jugut, si edhe kontributin e projektit në ofrimin e një konteksti më të qartë, një vizioni të përbashkët dhe zbatim koherent të projekteve rajonale, si edhe potencialin e tij për të patur arritje apo përballuar sfida që vijnë nga zhvillimi rajonal. Një vëmendje e veçante iu kushtua dhe ndërveprimit me Belt and Road Initiative..

Ky aktivitet hapës pason të Takimin e parë mes Partnerëve që u mbajt në Tiranë më 13 Prill dhe ku u krijua SAGOV Task Force. Partnerët e projektit SAGOV janë: Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) (Partner Drejtues i Projektit), Ministria Shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Malit të Zi për Transportin dhe Çështjet Detare, Rajoni i Puglias, Itali, Lëvizja Evropiane Malazeze. Partnerët e asociuar janë: Ministria Shqiptare për Financat dhe Ekonominë, Ministria Italiane për Infrastrukturën dhe Transportin – Drejtoria e Rojave Bregdetare. Ky projekt mbështet nga: INTERREG IPA Italy-Albania-Montenegro Programme dhe ka një kohëzgjatje prej 24 muajsh: Prill 2018 – Mars 2020.

SAGOV – agenda

Foto nga aktiviteti