PROJEKTI SAGOV – QEVERISJA E KONEKTIVITETIT NË ADRIATIKUN JUGOR | CDI
Home » PROJEKTI SAGOV – QEVERISJA E KONEKTIVITETIT NË ADRIATIKUN JUGOR

Njoftim për Shtyp

Podgoricë, 25 Janar 2019

Zona e Adriatikut Jugor është një zonë e rëndësishme tranzitore midis Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Pavarësisht kësaj, kjo zonë nuk është e përfaqësuar mjaftueshëm në Axhendën Evropiane të Konektivitetit. Nëse analizohen faktorët e vëllimit tregtar, mund të vërehet se transporti detar zë 75% të tregtisë së jashtme shqiptare, dhe Italia është partneri kryesor tregtar (63.6% e eksporteve dhe 43.7% e importeve) si dhe burimi i dytë i IHD-ve të vendit. Ndërkohë, Mali i Zi po investon më shumë se 800 Milionë Euro për të lidhur portin Bar me TEN-T Orient në Lindjen e Mesme. Në këtë mënyrë ky port do të shndërrohet për kompanitë serbe në pikën më të afërt dhe në portin kryesor të Detit Adriatik.

Aktualisht kemi dy zhvillime kryesore po ndodhin në këtë zonë: Korridori Adriatik-Jonian dhe një investim i konsiderueshëm në përmirësimin e infrastrukturës së Portit të Durrësit. Arritjet janë të vogla por shumë relevante dhe të rëndësishmë. Stacioni hekurudhor i Tuzit po shërben si për Malin e Zi, ashtu edhe për sistemin hekurudhor në Shqipëri;është reduktuar koha e kalimit kufitar në pikën e Hanit të Hotit etj. Të dy portet, Bar dhe Durrës po shfaqen si pika hyrëse për nëKorridorin VIII në Ballkan.

Për më tepër, si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi kanë miratuar Strategjinë e Sektorit të Transportit, ku zhvillimi i lidhjeve me vendet kufitare është një pjesë e rëndësishme e tyre. Sidoqoftë, nevojitet më shumë koordinim ndërmjet autoriteteve kombëtare gjatë përgatitjes së këtyre dokumenteve, pavarësisht rolit dhe kontributit që japin strukturat rajonale si SEETO ose WBIF. Për më tepër, sepse këtoplatforma të koordinimit rajonal nuk ekzistojnë fare me Italinë.

Në anën tjetër të Adriatikut, portet e Pulias në Bari dhe Taranto janë pjesë e korridorit Skandinav – Mesdhe TEN-T. Prioritizimi i investimeve në transport varet gjithashtu nga rëndësia e lidhjeve të destinacionit, për shembull, madhësia e tregut dhe / ose e lidhjeve të tij me tregjet dhe rrjetet e treta. Nga kjo pikëpamje, porti i Barit është pika më e afërt e qasjes në tregun e BE-së për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Për më tepër, kohët e fundit porti i Barit po vepron si lidhje ushqyese për eksportet që vijnë nga Ballkani drejt destinacioneve të largëta duke filluar nga Afrika dhe më tej. Porti i Barit ka shërbim të mirëpër mallrat, ngarkesat e mëdha, distancat e gjata dhe kontejnerët.

Çdo aktivitet ekonomik ka llojin e tij të konektivitetit, procesi i prodhimit ka nevojë për rrugë dhe hekurudha, ndërsa proceset e tjera kanë nevojë për hekurudhë dhe transport detar. Duke marrë në konsideratë strukturën ekonomike e të dy vendeve të Ballkanit dhe profilin e tyre tregtar, transporti detar është më favorizues në shumë aspekte.

Me zhvillimet në Rrugën e Mëndafshit Detar dhe rritjen e vazhdueshme të portit të Pireut, trekëndëshi Bari – Durrës – Bar mund të kthehet në një pikë ndalimi dhe një portë hyrëse për nëgadishullin Apenin dhe për në gadishullin e Ballkanit. Pozicioni i tyre gjeografik dhe afërsia i bën ato të pika kyce për transportin e shpejtë detar, kryesisht mund të shërbejnë për kabotazh dhe shërbime ushqyese për mjetet/anijet që kanë destinacion Triesten.

Siguria e lundrimit është kusht kryesor për zhvillimin e tregtisë. Në këtë këndvështrim, projekti SAGOV po mbështet punën e përbashkët të Ministrisë Shqiptare të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë Malazeze të Transportit dhe Çështjeve Detare për të përshpejtuar zbatimin e VTMIS në Shqipëri, i vetmi vend në Adriatik që nuk e ka këtë sistem.

Në përfundim, projekti SAGOV është projektuar të marrë rastet më të mira aktuale të bashkëpunimit në të gjithë zonën e Adriatikut dhe t’i zhvillojë dhe promovojë ato në Axhendën e Konektivitetit. Ajo gjithashtu do të sjellë së bashku politikëbërës dhe aktorë relevantë nga Ballkani Perëndimor me autoritetet përkatëse të BE-së dhe autoritetet territoriale në Itali, në mënyrë që të promovojë rrjetet e bashkëpunimit dhe konektivitetit në rajonin e Adriatikut Jugor.

Këto janë disa nga gjetjet fillestare të hulumtimeve të cilat u prezantuan gjatë Tryezës Tematike të SAGOV të organizuar në Podgoricë më 25 janar. Përfaqësuesit e institucioneve që merren me transportin, akademinë, organizatate shoqërisë civile dhe ambasadat e ndryshme të akredituara në Mal të Zi biseduan me partnerët e projektit mbi zhvillimet më të fundit në sferën e konektivitetit dhe mbështetjen e BE-së për projektet e transportit në vendet partnere.

Një ditë më parë, më 24 janar, partnerët e projektit u mblodhën për të diskutuar mbi përparimin e aktiviteteve, aspektet administrative dhe financiare dhe hapat e mëtejshëm që priten për vënien në zbatim të projektit.

Projekti SAGOV financohet nga Programi Interreg IPACBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi dhe implementohet nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Partneri Kryesor) në bashkëpunim me Ministrinëe Infrastrukturës dhe Energjetikës në Shqipëri, Ministrinë e Transportit dhe Çështjeve Detare në Malin e Zi, Rajonin e Pulias dhe Lëvizjen Evropiane në Mal të Zi. Partnerë të asociuar të projektit janë Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në Itali.

Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj, nga muaj Prill 2018 në muajin Mars të 2020.