Promovimi i Lidhjes me Internet Broadband në Bjeshkët e Nëmuna | CDI
Home » Promovimi i Lidhjes me Internet Broadband në Bjeshkët e Nëmuna

projectlogo1

Kohëzgjatja e projektit: Janar 2014 – Shtator 2015

Donator: Delegacioni i BE-së në Shqipëri/ IPA CBC Albania-Montenegro Programme

Projekti “Promovimi i Lidhjes me Internet Broadband në Bjeshkët e Nëmuna” financohet nga BE, Programi IPA Shqiperi-Mal i Zi 2007-2013 dhe synon të prodhojë një kuadër zhvillimi, të përcaktojë praktikat më të mira për të trajtuar digital divide dhe të mbështesë zhvillimin social dhe ekonomik në Bjeshkët e Nëmuna. Komunitetet Lokale, përfshirë strukturat e pushtetit lokal, bizneset dhe qytetarët do të përfitojnë nga disponibiliteti i shërbimeve të internetit broadband. Kjo iniciativë do të promovojë dhe përmirësojë kuptimin e kontributit të broadband në zhvillimin social dhe ekonomik të zonës në sektorët më të përshtatshëm, nëpërmjet një analize kost-benefiti.

Partnerë të tjerë të projektit janë: Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike (Shqipëri), Ministria për Telekomunikacionin dhe Shoqërinë Informatike (Mal i Zi), si dhe Shoqata “Argjiro” (Shqipëri).

Faqja web e Projektit

Fletëpalosja e Projektit