Seminar i nivelit te larte mbi zbatimin e projekteve te BE ne Bruges, Belgjikë | CDI
Home » Seminar i nivelit te larte mbi zbatimin e projekteve te BE ne Bruges, Belgjikë

Donator: Kolegji i Europës, Bryzh

Objektivi:

Zhvillimi dhe shpërnadja e menaxhimit të programit të BE dhe të mësuarit të të rriturve.
Nga dt. 10 deri në 14 Tetor, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim ofroi ekspertizën e tij në manaxhim programesh të BE dhe në ngritje kapacitetesh gjatë një seminari organizuar nga Kolegji i Evropës në Bryzh, Belgjike. Eksperti i CDI zhvilloi lëndën e Manaxhimit të Ciklit të projektit, Matricën e Kuadrit Logjik dhe zhvilloi një Lojë Simulimi 5-ditore mbi lëndën e Granteve të Bashkëpunimit Ndërkufitar.

Në seminarin e manaxhimit të projekteve të BE organizuar nga Kolegji i Evropës, pjesëmarrësit u informuan mbi mundësitë disponibël mbi fondet e BE dhe si të eksplorojnë konceptin e projektit, zhvillimin dhe shkruarjen e projektit. 26 pjesëmarrësit në seminar ishin profesionistë nga sektorët publikë, private dhe jo-fitimprurës nga vendet anëtare dhe jo anëtare të BE. Për më shumë detaje mbi kursin e Manaxhimit të Projekteve të BE, ju lutem informohuni në faqjen e Kolegjit të Evropës www.coleurop.eu (për më shumë).