“Shqipëria në Procesin e Berlinit: Arritjet aktuale dhe sfidat e Samitit të Parisit” | CDI
Home » “Shqipëria në Procesin e Berlinit: Arritjet aktuale dhe sfidat e Samitit të Parisit”

“Shqipëria në Procesin e Berlinit: Arritjet aktuale dhe sfidat e Samitit të Parisit” është botimi i fundit i CDI / ShtetiWeb në kuadër të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në Procesin e Berlinit.

Ky botim pason konferencën “Shqipëria në Procesin e Berlinit: Vlerësime dhe Rekomandime – Vjeshtë 2015”, organizuar në Tiranë, në 5 nëntor 2015. Botimi përfshin një punim kërkimor mbi Procesin e Berlinit, të kompletuar me një vlerësim të pozicionit të Shqipërisë në këtë proces deri në nëntor 2015.
Të dy iniciativat janë rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të CDI / ShtetiWeb dhe partnerëve të tij – Fondacioni Friedrich Ebert, Fondacioni Hanns Seidel dhe Fondacioni Konrad Adenauer.

CDI / ShtetiWeb synon të kontribuojë më tej në fushën e politikëbërjes, duke siguruar një vlerësim të pavarur të njërës prej përpjekjeve më të rëndësishme dhe sfiduese në të cilën Shqipëria është përfshirë aktualisht. Gjatë 2016, iniciativa të tjera do të pasojnë në Shqipëri dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor në funksion të përgatitjes së kontributit të OSHC-ve për Samitin e Parisit

Lexo publikimin