Si do të ndikojë Procesi i Berlinit në pozicionin ekonomik të Shqipërisë | CDI
Home » Si do të ndikojë Procesi i Berlinit në pozicionin ekonomik të Shqipërisë

Foto-960x225

Në 21 Janar 2016, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim/ShtetiWeb prezantoi, pranë Qendrës së Ekselencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, artikullin analitik me titull “Si do të ndikojë Procesi i Berlinit në pozicionin ekonomik të Shqipërisë”.
Artikulli u përgatit nga autoret Krisela Hackaj dhe Gentiola Madhi gjatë periudhës Nëntor – Dhjetor 2015. Koncepti praprak i artikullit u përzgjodh nga Qendra e Ekselencës në kuadër të projektit mbi “Përforcimin e kapaciteteve të diplomacisë publike dhe ekonomike të Ministrisë së Punëve të Jashtme”.

Ky artikull analitik vjen në vazhdim të punës kërkimore që Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim/ShtetiWeb po kryen, prej më shumë se një viti, në dokumentimin dhe informimin e publikut mbi Procesin e Berlinit dhe iniciativave që shoqërojnë zbatimin e axhendës së tij.
Në panelin e diskutimit morën pjesë autoret dhe znj. Oriana Arapi, Drejtore e Njësisë për Planifikim dhe Zhvillim Strategjik në Kryeministri.