Të rinjtë shqiptarë njohin Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor | CDI
Home » Të rinjtë shqiptarë njohin Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor

Donator: Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Periudha: Maj 2016 – Janar 2017

Ky projekt ka për qëllim kryesor informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve shqiptarë mbi Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Në kuadër të projektit do të kryhet:

1. Studim mbi kontekstin historik, procesin e themelimit, qëllimet dhe strukturën e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor: a) identifikim dhe mbledhje të dhënash cilësore dhe sasiore, si marrëveshje, deklarata, raporte zyrtare, etj. mbi themelimin e RYCO-s; b) intervista me aktorë shqiptarë dhe të huaj të përfshirë në këtë proces; c) analizë e të dhënave, konkluzione dhe rekomandime mbi mbarëvajtjen e kësaj strukture të re.

2. Përgatitja dhe dizajn i materialeve informuese mbi Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor: broshura dhe kartolina ilustruese.

3. Identifikim dhe konsultim (follow-up) mbi eksperiencën e të rinjve shqiptarë pjesëmarrës në shkëmbimet bilaterale rinore në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunimin Rinor midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Serbisë (maj 2015).

4. Organizim i tre eventeve informuese publike (në qytetet e Shkodrës, Elbasanit dhe Tiranës) mbi RYCO-n dhe eksperiencat personale të pjesëmarrësve në shkëmbimet bilaterale rinore në Serbi.
5. Promovim dhe informim të publikut të gjerë në gjithë Shqipërinë mbi RYCO-n nëpërmjet pjesëmarrjes në Media.

 

1                                    2                                 3