Thirrje për Aplikim “Ide dhe Aksione për Evropën” | CDI
Home » Thirrje për Aplikim “Ide dhe Aksione për Evropën”

27.09.2017

 

Centre international de formation européenne (CIFE, Nisë/Berlin),Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI, Tiranë)Bourgogne Balkans Express Association (Dizhon) dhe Sciences Po Environnement (Dizhon) kanë kënaqësinë të prezantojnë projektin e mbështetur nga Zyra Franko-Gjermane për Rininë (OFAJ/DFJW):

Ide dhe Aksione për Evropën: Energjia dhe Mjedisi në Shekullin e 21

Programi ynë ofron një mundësi të shkëlqyer për të rinjtë nga Shqipëria, Franca dhe Gjermania që të takohen me njëri-tjetrin, të punojnë dhe të angazhohen në ҫështjet që lidhen me energjinë dhe mjedisin në Evropë. Përmes këtij programi ju do të përforconi më tej njohuritë teorike dhe praktike dhe do t’i vendosni ato në zbatim gjatë diskutimeve me ekspertë, udhëtimeve në kuadër të tematikave të përzgjedhura, si dhe simpoziumit përmbyllës.

WORKSHOP:

Programi konsiston në tre workshop-e dhe një simpozium përmbyllës:

Berlin, Gjermani:       E shtunë, 25 Nëntor – E Premte, 1 Dhjetor 2017

Dizhon, Francë:           E diel, 25 Shkurt – E shtunë, 3 Mars 2018

Tiranë, Shqipëri:        E diel, 27 Maj – E shtunë, 02 Qershor 2018

 Programi interaktiv parashikon vizita në instuticionet më të rëndësishme publike si dhe organizata private, ekskursione që lidhen me ҫështjet e energjisë dhe ambjentit, diskutime me ekspertë të jashtëm, bashkëpunim e në grupe pune mbi tematika ndër kulturore, si dhe trajnime mbi prezantime të ndryshm edhe aftësi debatuese.

PJESËMARRËSIT:

Ky program i drejtohet pjesëmarrësve të grupmoshës 18-29 vjeҫ, të cilët janë të interesuar ose aktualisht janë të angazhuar nëpër projekte që lidhen me mjedisin, energjinë, integrimin evropian ose aktivizimin civil. Në këtë program mund të aplikojnë të gjithë ata të rinj nga Shqipëria, ose që janë rezidentë në Shqipëri, të cilët po punojnë apo studiojnë në një fushë ose organizatë që trajton tematika të  ngjashme.

SHPENZIMET:

Pagesa për pjesëmarrjen: €50

Udhëtimi, akomodimi dhe shpenzimet e tjera në të treja fazat do të mbulohen nga programi.

Ju bëjmë me dije se një ngakushtet e këtij programi është pjesëmarrja e detyruar në të treja fazat e tij.

GJUHA:

Gjuha angleze do të jetë gjuha kryesore. Gjithashtu vlerësohet zotërimi i gjuhëve të tjera.

APLIKIMET:

 Forma e aplikimit është e disponueshme këtu.

Ju lutem dërgoni formularët e aplikimit tuaj dhe CV (në gjuhën angleze) brenda datës 14 Tetor 2017 në: info@cdinstitute.eu