Tryeza "Pas Samitit të Triestes: Arritjet dhe sfidat e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së" me te Ftuarin e Nderit Europarlamentarin dhe Raportuesin për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein! | CDI
Home » Tryeza "Pas Samitit të Triestes: Arritjet dhe sfidat e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së" me te Ftuarin e Nderit Europarlamentarin dhe Raportuesin për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein!

19.09.2017

Sot u zhvillua një diskutim frymëzues dhe konstruktiv me Z. Knut Fleckenstein në tryezën e rrumbullakët "Pas Samitit të Triestes: Arritjet dhe sfidat e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së" organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Kjo tryezë mblodhi së bashku nëpunës civilë të nivelit të lartë nga institucionet shqiptare kryesore të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE dhe në Procesin e Berlinit, Parlamentarë, ambasadorët e shteteve anëtare partnere të Procesi të Berlinit, RYCO, WBIF, Këshilli i Investimeve, think tank dhe përfaqësues të biznesit. Europarlamentari dhe Raportuesi Fleckenstein theksoi rëndësinë e zbatimit të suksesshëm të reformave si një kusht kryesor për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Parlamenti Evropian mbetet një mbështetës i fortë i pranimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi rezultatet e Samitit të Triestës përsa i përket ndërlidhjes, bashkëpunimit ekonomik rajonal, rritjes lokale dhe konvergjencës me BE-në, gjithashtu se si këto kontribuojnë në dhe ndërveprojnë me reformat e ndërmarra në Shqipëri. Një nga përparësitë kryesore të Procesit të Berlinit është komplementariteti me procesin e anëtarësimit në BE duke u
fokusuar në rezultate të prekshme për qytetarët.

Kjo tryezë e rrumbullakët është pjesë e Iniciativës së Serive të Procesit të Berlinit e zbatuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Programi i Tryezës

Foto

Konferenca për median