Tryezë e rrumbullakët “Negociatat e pranimit dhe reformat e vendit: Kapitujt 23 dhe 24” | CDI
Home » Tryezë e rrumbullakët “Negociatat e pranimit dhe reformat e vendit: Kapitujt 23 dhe 24”

30 maj 2019

Në kuadër të iniciativës  më të re “Përgatitja dhe mbështetja e Shqipërisë për procesin e pranimit në BE (ALBE): Monitorimi dhe mbështetja e reformave të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së,” Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim – CDI organizoi më 30 Maj 2019, tryezën e rrumbullakët “Negociatat e pranimit dhe reforma e vendit: Kapitujt 23 & 24.”

Aktiviteti filloi me fjalën përshëndetëse nga Guusje Korthals Altes, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe Z. Sokol Dedja, Zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Tryeza e rrumbullakët vijoi më pas me prezantimin e Znj. Eralda (Methasani) Çani, eksperte pranë CDI, mbi metodologjinë inovative të monitorimit të ALBE sa i takon negociatave tëantarësimit në Kapitujt 23 dhe 24.

Një aspekt i rëndësishëm i kësaj tryeze ishte shkëmbimi i përvojave me vendet pararojëtë Ballkanit Perëndimornëprocesin e antarësimitnë BE. Kryenegociatorja Serbe për antarësimin e Republikës së Serbisë në BE, Prof. Dr. Tanja Miščević prezantoi dinamikat e procesit të negociatave për anëtarësim në Serbi duke u fokusuar tek legjislacioni, politikat, institucionet dhe zbatimi. Prof. Dr. Miščević theksoi se një ndarje e qartë e kompetencave dhe përgjegjësive, si dhe një konsensus i fortë politik janë karakteristikatdhe parimetthelbësore sa i takon procesittënegocimit. Ajo theksoi se procesi i pranimit në BE dhe reformat e vendit janë më të rëndësishme se data e hyrjes në BE. Prof.Miščević, gjithashtu vlerësoi metodologjinë e ALBE-s si një instrument i vlefshëm në hartimin e raporteve dhe në plotësimin e të dhënave dhe informacionit mbi qeverisjen institucionale të organeve kombëtare të përfshira.

Gjatë kësaj tryeze, një fokus i veçantë iu kushtua edhe kontributit të shoqërisë civile shqiptare në monitorimin e reformave, veçanërisht në lidhje me kapitujt 23 dhe 24. Znj. Erida Skëndaj, Drejtoreshë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit shpjegoi arritjet e Reformës në Drejtësi në Shqipëri duke nënvizuar sfidat e mbetura të tilla si nevoja për riorganizimin e gjykatave në të gjitha nivelet. Së fundmi, Z.Arjan Dyrmishi, Drejtor i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, diskutoi për prioritetet në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, duke u përqendruar në krijimin e një rekordi solid të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare.

Konsultoni agjendën e tryezës këtu dhe prezantimet këtu.Më shumë fotografi nga aktiviteti mund tigjeni këtu.