Tryezë e Rrumbullakët: “P​as Paris​-it​, P​as​ Brexit​-it​- Persp​e​ktivat për Ballkanin Perëndimor”. | CDI
Home » Tryezë e Rrumbullakët: “P​as Paris​-it​, P​as​ Brexit​-it​- Persp​e​ktivat për Ballkanin Perëndimor”.

unnamed-2

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe CIFE, në kuadër të Serive të Procesit të Berlinit dhe në bashkëpunim me CFA/ÖFZ, IAI dhe BiEPAG (Grupi Këshillimor i Politikave mbi Ballkanin në Evropë), si dhe me mbështetjen e Zyrë së Jashtme Gjermane/Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe Erasmus+, organizuan më 14 shtator tryezën e rrumbullakët “Post Paris, Post Brexit- Persepktivat për Ballkanin Perëndimor”.

Kjo tryezë e rrumbullakët u zhvillua si rezultat i Forumit të Reflektimit “Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian: perspektivë e re mbi integrimin?” i organizuar nga CIFE, Instituti Francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (IFRI) dhe CFA/ÖFZ në Paris më 30-31 Maj 2016 dhe “ Seritë e Samitit mbi For​u​min e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor në Paris” e koordinuar nga Fondi Evropian për Ballkanin, Fondacioni ERSTE, mbajtur në Paris më 3-4 Korrik 2016.

Ky aktivitet mblodhi së bashku ekspertë nga institucione të ndryshme kombëtare​, përfaqësues të shoqërisë civile, Medias, Ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare dhe rajonale aktive në promovimin e integrimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, diskutuan zgjerimin e perspektivave pas BREXIT dhe Samitit të Parisit mbajtur në korrik 2016. Ata theksuan kontributin e arritur deri tani brenda Procesit të Berlinit, si p.sh RYCO, angazhimi i organizatave të shoqërisë civile në këtë proces dhe diskutuan tema të rëndësishme që do t’i adresohen Presidencës Italiane aktuale në lidhje me Procesin e Berlinit, si p.sh roli i BVM-ve në zhvillimin ekonomik të rajonit, P2P dhe projektet e qeverisjes vendore. Pjesëmarrësit konkluduan debatin mbi rëndësinë e përdorimit të mjeteve dhe mekanizmave edukues ​mbi promovimin e vlerave të integrimit në BE ​ne kontekstin e ​”lodhjes” së ​procesit të​ zgjerimit dhe problemeve të sigurisë.