Tryezë e rrumbullakët – ” Rinia në zonat e pafavorizuara- a ka një shans rinia që jeton në zonat rurale?” | CDI
Home » Tryezë e rrumbullakët – ” Rinia në zonat e pafavorizuara- a ka një shans rinia që jeton në zonat rurale?”

youth

Sot, në ambientet e Ambasadës Gjermane u zhvillua aktiviteti ”Youth in neglected regions – does youth on the country-side have a chance?”

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (IBZH) së bashku me ​Kongresi​n​ Rinor Kombëtar (KRK)​ ​kanë mundësuar një vëzhgim në terren i cili fokusohet në situatën dhe perspektivat e të rinjve në zonat rurale.

Ky studim u mbështet nga Fondacioni Friedrich Ebert, në kuadër të angazhimit të tij në punën me të rinjtë në Shqipëri. Bashkëpunimi CDI – KRK është një nga risitë e kësaj iniciative që bashkon punën e think tank me organizatat grassroots.

Rezultatet e studimit u paraqitën për herë të parë në këtë aktivitet ku përveç përshkrimit të situatës aktuale, pati hapësirë edhe për sugjerime në përmirësimin e saj.